Shtyhet seanca për vrasjen me pagesë në Deçan
Autori: Gazeta inFokus 12:10 | 22 December 2021
Për shkak se prokurorja e rastit, Valbona Dsha-Haxhosaj është në pushim shëndetësor, është shtyrë seanca e rigjykimit ndaj të akuzuarve Bekim Raja, Avni Sinanaj, Murat Sinanaj dhe Gjon Pnishi, të cilët akuzohen për vrasjen e tani të ndjerit, Ferdinad Gjini.
Shtyrjen e seancës së paraparë të mbahej të mërkurën, e ka konfirmuar për “Betimi për Drejtësi’, kryetari i trupit gjykues, Sami Sharraxhiu.
“Prokurorja përmes postës elektronike më 20 dhjetor 2021 më ka njoftuar se e njëjta gjendet në pushim mjekësor”, tha gjykatësi Sharraxhiu.
I njëjti shtoi se seancat e radhës në këtë rast janë caktuar më 3 dhe 4 shkurt 2022, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Në seancën e fundit të mbajtur më 15 prill të këtij viti, prokurorja Valbona Dishaj-Haxhsaj ka bërë rikualifikimin e veprës penale, nga vepra penale e bashkimit kriminal, në forma të tjera të bashkëpunimit, pas kthimit të rastit në rigjykim nga Gjykata Supreme.
Në këtë rast penal, Gjykata Supreme e Kosovës ka anuluar aktgjykimin dënues të Gjykatës së Pejës ndaj Bekim Rajës, Murat Sinanajt, Avni Sinanajt dhe Gjon Pnishit, të cilët ishin dënuar me 49 vite burgim, vendim ky i vërtetuar nga Apeli.
Gjykata Supreme ka arsyetuar se dispozitivi i aktgjykimit i gjykatës së shkallës së parë është i paqartë dhe në kundërshtim me cilësimin juridik të veprës penale të bashkimit kriminal. Kurse, aktgjykimin e Gjykatës së Apelit e ka konsideruar të kundërligjshëm, për faktin se nuk kishte dhënë arsye për pretendimet ankimore, por ishte mjaftuar me konstatime “se pretendimet nga ankesa janë të pabazuara” pa një arsyetim të detajuar, se pse pretendimet e tilla ankimore qenkan të pabazuara.
Ndryshe, në korrik të vitit 2020, Gjykata e Apelit e kishte konsideruar të ligjshëm dhe të drejtë vendimin e Gjykatës Themelore në Pejë, me të cilin të pandehurit Bekim Raja, Murat Sinanaj, Avni Sinanaj dhe Gjon Pnishi ishin dënuar me 49 vite burgim, për vrasjen e tani të ndjerit Ferdinand Gjini.
Ashtu siç kishte vendosur Gjykata e Pejës, edhe Gjykata e Apeli kishte vërtetuar se vrasja e tani të ndjerit Gjini ishte bërë nga hakmarrja e paskrupullt e të akuzuarit Bekim Raja, i cili në cilësinë e shtytësit, përmes të pandehurit Gjon Pnishi, kishte premtuar shumën prej 100 mijë euro, ndërsa të pandehurit Murat dhe Avni Sinanaj ishin pajtuar ta realizojnë porosinë e Rajës.
Ndryshe, Gjykata Themelore në Pejë, me 21 nëntor 2019, i kishte shpallur fajtor të akuzuarit për vrasje me pagesë në Deçan, Bekim Raja, Avni Sinanaj, Murat Sinanaj dhe Gjon Pnishi.
Sipas aktgjykimit të shpallur nga kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Sami Sharraxhiu, i akuzuari Murat Sinanaj ishte dënuar me 19 vite burgim, i akuzuari Bekim Raja me 15 vite burgim, i akuzuari Avni Sinanaj me 9 vite burgim, kurse i akuzuari Gjon Pnishi me 6 vite burgim.
Ndryshe, sipas aktakuzës së ngritur më 26 korrik 2018, nga Prokuroria Themelore në Pejë dhe të përmirësuar me 15 prill 2021, Prokuroria e Pejës e akuzon të pandehurin Bekim Raja se në muajin maj 2012, në Zvicër, me dashje dhe me qëllim të hakmarrjes së paskrupullt e ka shtyrë të pandehurin Gjon Pnishi, që ky i fundit së bashku me të pandehurit Avni dhe Murat Sinanaj, ta kryejnë vrasjen e viktimës Ferdinand Gjini.
Sipas aktakuzës, i pandehuri Bekim Raja u kishte premtuar se nëse vrasjen do të kryejnë sa më shpejtë, do të shpërblehen me shumën prej 150 mijë CHF, kurse nëse vrasja do të ketë vonesë, do të shpërblehen 100 mijë CHF.
Aktakuza thotë se deri te vrasja e të ndjerit kishte ardhur pasi Ferdinand Gjini, së bashku me Mark Kqirajn, e kishin rrahur të pandehurin Bekim Raja. Prokuroria përshkruan se Raja përmes dëshmitarit bashkëpunues”D1″, është takuar me të pandehurin Gjon në Zvicër të cilët kishin lidhur marrëveshje, i pandehuri Gjon e bartë porosinë tek të pandehurit Avni dhe Murat për vrasjen e viktimës Ferdinad Gjini, e cila vrasje është kryer më 23 qershor 2014, në fshatin Prapaqan të Deçanit, nga i pandehuri Murat. i cili për këtë sipas aktakuzës është shpërblyer më shumën 100 mijë CHF.
Me çka ka kryer veprën penale “shtytje në kryerjen e vrasjes së rëndë” nga neni 179, paragrafi 1, pika 1.8 e lidhur me nenin 32, paragrafin 1 të KPK-së.
Të pandehurit Gjon Pnishi dhe Avni Sinanaj akuzohen se pas marrëveshjes mes tyre për të kryer vrasjen sipas porosisë së të pandehurit Raja, fillojnë përgatitjet për këtë veprim që nga viti 2012.
Sipas akuzës, të pandehurit Avni dhe Gjon shfrytëzojnë gjendjen jo të mirë financiare të viktimës Ferdinad, duke e joshur me substanca narkotike, ashtu që një natë para vrasjes takohen të pandehurit me viktimën në Gjakovë dhe merren vesh që në ditën kritike viktima, së bashku me Pnishin, të shkojnë te i pandehuri Avni në Isniq të Deçanit për të marrë një sasi të narkotikëve.
Sipas akuzës, në ditën kritike viktima niset për në drejtim të Deçanit, i përcjellë nga i pandehuri Gjon Pnishi dhe me të arritur te ura që lidh fshatrat Llukë e Prapaqan, i pandehuri Murat i cili kishte dalë në pritë, me të vërejtur viktimën duke kaluar mbi urë pas veturës së të pandehurit Gjon, me armë automatike shtënë në drejtim të veturës duke e privuar nga jeta.
Sipas akuzës, pas vrasjes i pandehuri Bekim të pandehurve Gjon, Avni dhe Murat përmes “D1” dhe familjarëve të pandehurit Gjon, Avni dhe Murat, si shpërblim ua jap shumën prej 100 mijë CHF.
Me çka duke vepruar si bashkëkryerës, kanë kryer veprën penale të ndihmës në kryerjen e veprës penale të vrasjes së rëndë, nga neni 179, paragrafi 1 pika 1.6 e lidhur me nenin 31 dhe nenin 33, paragrafi 1 të KPK-së.
I akuzuari Murat Sinanaj akuzohet se me 23 qershor 2014, rreth orës 8:40, në fshatin Prapaqan të Deçanit, sipas porosisë të pandehurit Bekim dhe përmes ndihmës nga të pandehurve Gjon dhe Avni, në planifikim e vrasjes, me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore, në mënyrë dinake e privon nga jeta të ndjerin Ferdinad Gjini, duke shtënë në veturën e të ndjerit me armë automatike
Me çka ka kryer veprën penale të vrasjes së rëndë nga neni 179, paragrafi 1 pika 1.4 dhe 1.6 të KPK-së.
Të tjera
-
Ngjarjet e datës 19 maj
Presidentja Vjosa Osmani pret në takim nënsekretaren e Departamentit të Shtet...
-
Nënsekretarja Allen vizitoi ushtarët amerikanë në Veri, nga helikopteri i KFOR’it pa “zonat sensitive” atje
Nënsekretarja amerikane e Shtetit, Liz Allen ka vizituar sot ushtarët ame...
-
Serwer ngre pikëpyetje: Çfarë duhet bërë me Asociacionin?
Analisti dhe profesori amerikan i universitetit John Hopkins, Daniel Serwer, ...
-
“Ne jemi krenarë për partneritetin me Kroacinë”, Osmani uron Plenkoviqin për mandatin e tretë si kryeministër
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka uruar Andrej Plenkoviqin, për mandat...
-
Isufaj për rastin e Sekiraqës: Ne kemi bërë punën tonë
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj për RTKlive, nuk ka dashu...
-
Tahiri – Kurtit: Mbi 87 mijë qytetarë e kanë lëshuar vendin, mos abuzo me shifra imagjinare
Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahir...
-
Hapet rruga Gjakovë-Dollc në fshatin Volljakë
Është hapur për qarkullim rruga Gjakovë-Dollc, në fshatin Volljakë. Inxhinie...
-
Kosova dhe ShBA-ja nesër nënshkruajnë marrëveshje kundër manipulimit të informacionit nga shtetet e huaja
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani do ta pret nesër në takim n...
-
Haradinaj nis vizitën në Gjermani, takon strukturat e AAK-së në Bavari
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj me bashk...
-
Presidentja Osmani takon homologun bullgar, e falënderon për mbështetjen në procesin drejt anëtarësimit në KiE
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po qëndron në Bullgari në ngj...
-
Tre persona bien në kontakt me energjinë elektrike në Dhërmi, vd*es njëri prej tyre
Pronari dhe dy punonjës të një hoteli në Dhërmi dyshohet se duke punuar me nd...
-
Për çfarë akuzohet Enver Sekiraqa?
Gjykata e ka dënuar me 3 maj 2024, Enver Sekiraqën me 25 vite burgim për nxi...