Lajme

Organizuan lojëra të fatit, shtatë persona merren në pyetje nga policia

Autori: Gazeta inFokus 10:10 | 22 Dhjetor 2021

Shtatë persona nga Ferizaj, gjatë ditës së martë janë intervistuar nga Policia e Kosovës si të dyshuar për zhvillimin e lojërave të fatit, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur rreth orës 03:10 të mëngjesit, e ku si prova materiale janë sekuestruar zhitona dhe letra bixhozi.

“Të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy