Lajme

Më pak se 2 mijë vaksina anti-COVID u administruan në 24 orët e fundit në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 15:14 | 16 December 2021

1 mijë e 760 vaksina Anti-COVID janë administruar në 24 orët e fundit në Kosovë.

Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

Sipas MSH’së, numri i vaksinave të administruara deri tani ka shkuar në 1 milion e 650 mijë e 4.

-Advertisement-

872 mijë e 190 persona janë vaksinuar me dozën e parë të vaksinës.

“Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.760 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.650.004 doza të vaksinës. Deri më sot 775.162 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë”, është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Për Festën e Bajramit, ZBRITJE deri n’KUPË t’QIELLIT!
-Advertisement-

Të tjera