Lajme

KQZ shpall rezultatet përfundimtare për Dragash

Autori: Gazeta inFokus 10:58 | 16 Dhjetor 2021

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka mbajtur sot mbledhjen e radhës ku bëri shpalljen e rezultateve përfundimtare të raundit të dytë të Zgjedhjeve për Kryetar të Komunësë Dragashit.

Sipas këtyre rezultateve, kandidati i LDK-së, Bexhet Xheladini (6,192 vota, 51.16%) ka fituar me 280 vota më shumë se kandidati i PDK-së, Shaban Shabani (5,912 vota, 48.84%).

Ky vendim i KQZ-së vjen pas përsëritjes së votimit jashtë Kosovës për votuesit e regjistruar nga kjo komunë dhe numërimit të fletëvotimeve.

-Advertisement-

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy