Lajme

Covid-19 po “ikën” nga Kosova, asnjë pacient i shtrirë në spital

Autori: Gazeta inFokus 09:19 | 13 December 2021

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se në klinikat QKUK-së, nuk është asnjë pacient me Covid-19 pozitiv duke u trajtuar, shkruan Gazeta Infokus.

Ndërsa në spitalet e përgjithshme ka 4 pacientë të konfirmuar me Covid-19.

Sipas njoftimit të ShSKUK-së, në QKUK po trajtohen 29 pacientë post-Covid, kurse në spitalet e përgjithshme 6 pacientë si post-Covid-19, prej numrit të përgjithshëm të pacientëve, 9 pacientë janë me oksgjeno- terapi, kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive nuk ka pacientë.

-Advertisement-

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:

-Klinika Infektive, 4 pacientë post-covid

-Klinika e Pulmologjisë, 23 pacientë post-covid

-Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, nuk ka pacient

-Spitali i Gjakovës, 5 pacientë

-Spitali i Prizrenit, 1 pacient

-Spitali i Pejës, 2 pacientë

-Spitali i Ferizajt, 2 pacientë./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane
-Advertisement-

Të tjera