Lajme

Gexha Bunjaku takon përfaqësuesin e OBSH-së për Evropë, diskutojnë për menaxhimin e pandemisë në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 12:13 | 02 December 2021

Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Dafina Gexha Bunjaku, ka pritur sot në takim Siddhartha Datta, përfaqësues i OBSH-së për Regjionin e Evropës, me të cilin ka diskutuar për menaxhimin e situatës epidemiologjike në vend dhe procesin e vaksinimit kundër COVID-19.

“Organizata Botërore e Shëndetësisë mbetet partner i yni strategjik në luftimin e pandemisë duke na qëndruar afër gjatë kësaj kohe”, tha Gexha Bunjaku gjatë këtij takimi.

Nga ana e tij Siddhartha Datta, e vlerësoi menaxhimin e pandemisë në Kosovë dhe fushatën e inkurajimit të vaksinimit kundër COVID-19, ndërkohë theksoi nevojën e përkushtimit dhe solidaritetit midis popujve në përballimin e kësaj sfide globale të shëndetit publik.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëntori sjellë Magjinë në ETC
-Advertisement-

Të tjera