Lajme

Gjermania dhe Kosova nënshkruajnë marrëveshje në mbështetje të FSK-së në vlerë prej 1 milion euro

Autori: Gazeta inFokus 13:22 | 30 November 2021

Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë ka bërë të ditur se ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj dhe ambasadorja Rohde kanë nënshkruar sot një marrëveshje në kuadër të Iniciativës Gjermane për Mundësim dhe Përmirësim, “Ertüchtigungsinitiative” në mbështetje të FSK-së.

Sipas kësaj ambasade, me qëllim të ndërtimit të Deponimit të Mjeteve Shpërthyese (EOD) dhe aftësisë për deminim të FSK-së, do të prokurohen deri në 10 kostume mbrojtëse EOB duke përfshirë trajnime me vlerë deri në 500.000 euro.

Përveç kësaj, thuhet se do të prokurohen dy automjete të mallrave të rrezikshme në vlerë deri në 500.000 euro për të rritur aftësinë e eliminimit të mallit të vjetër të rrezikshëm të FSK-së.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt
-Advertisement-

Të tjera