A ka rrjedhje informacionesh nga Inspektorati Policor i Kosovës
Autori: Gazeta inFokus 11:57 | 30 November 2021
Kryeshefi Ekzekutiv i Inspektoratit Policor, Kushtrim Hodaj, gjatë raportimit në Komisionin për Çështjet e Sigurisë dhe Mbrojtjes ka folur ndër tjera edhe për çështjen e rrjedhjes së informacioneve nga IPK-ja, shkruan Gazeta Infokus.
Hodaj është pyetur për këtë çështje nga Enver Dugolli, Zëvendëskryetar i parë në Komisionit për Siguri. Dugolli është thirrur në atë se shumica e mediave po deklarohen për raste të caktuara duke u shprehur se kanë burime të sigurta nga IKP-ja.
Kryeshefi i Inspektoratit Policor tha se rrjedhja e informacionit po ndodh në shumë institucione dhe kjo mund të ndodh edhe tek ne, mirëpo deri tani nuk kemi identifikuar ndonjë rast.
“Është një problem dhe një dukuri që ndodh në shumë institucione dhe kjo mund të ndodh edhe tek ne. Unë kamë pas raste kur kam kërkuar prej Prokurove të cilët kanë pasur në trajtim rastet, që të nxjerrin autorizimin dhe të hetohet në drejtim të rrjedhjes së informatave qofshin ato edhe kur dalin prej Inspektorati Policor të Kosovës” tha Hodaj.
Ai shtoi se ne nuk kemi arritur të identifikojmë ndonjë rrjedhje të informacionit nga IKP-ja, mirëpo nëse kjo ndodh do të marrë masa në drejtim të zyrtarëve tanë.
“Në jemi të hapur për hetim në këtë rast nga prokuroria apo nga kushdo, për çfarëdo lloj rrjedhje të informacionit. Ne si menaxhment nuk kemi arritur të identifikojmë ndonjë informacion që është dal prej zyrtarëve tanë, mirëpo kurdo që të kamë informata të bazuara për këtë, sigurisht që do të marrë masa në drejtim të zyrtarëve tanë”, tha Hodaj./Gazeta Infokus/
Të tjera
-
Arrestohet një person në Zveçan, i gjenden ạrmë dhe municion në shtëpi
Policia e Kosovës njofton se sot pas pranimit të një informate mbi dyshim...
-
Hapet konkursi për drejtor në 12 klinika të QKUK-së
ShSKUK shpall konkurs për drejtor në 12 klinika në QKUK. Pozitat e kërkuar...
-
Nuredin Lushtaku, kandidat për deputet nga koalicioni AAK-Nisma
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka njoftuar se koalicionit i është bashkuar l...
-
Osmani udhëton për në Kanada, përfaqëson Kosovën në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për vizitë pune në Kanada dhe...
-
“Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi mund të lirohen nga paraburgimi pas disa muajve”
Ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Seli...
-
Haziri takim me qytetarët: Gjilani e Anamorava janë kryengritë për ndyshim, LDK, besë dhe shpresë për Kosovën
Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan Lutfi Haziri, ka...
-
Bedri Hamza iu premton rahovecasve lidhje të kësaj komune me Autostradë
Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza,...
-
KFOR-i thotë se situata përgjatë kufirit Kosovë-Serbi është e qetë
Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë (KFOR) nuk e ka demantuar as konfirmua...
-
Përurohet QKMF-ja në Mamushë, Kurti: Do të vazhdojmë të investojmë në infrastrukturën shëndetësore
Sot është bërë përurimi i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në M...
-
I refuzohet azili gruas nga Taxhikistani që përballet me dëbim nga Kosova
Autoritetet e Kosovës ia kanë refuzuar kërkesën për azil Sitora Atomamado...
-
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri nga ta lëndohet nga mjeti i mprehtë
Një përleshja ka ndodhur sot në sheshin ‘Adem Jashari” në Skenderaj, ku d...
-
Erëra të forta e shi orët në vijim, komuna e Prishtinës paralajmëron qytetarët: Reduktoni lëvizjet
Komuna e Prishtinës ka dalë me një paralajmërim për orët në vijim për shkak t...