Lajme

Edi Rama prin si lideri i parë në Evropë për reagimet dhe numrin e ndjekësve në Facebook, në top 10 edhe Albin Kurti

Autori: Gazeta inFokus 10:55 | 30 Nëntor 2021

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama prej disa vitesh vazhdon të jetë personi më aktiv në rrjetet sociale.

Sipas të dhënave të publikuara nga Terra Marketing, përcjell Telegrafi, Rama rezulton të jetë lideri i parë më i ndjekur në Evropë në rrjetin social Facebook, gjatë vitit 2021, për reagime dhe numër ndjekësish, duke u bazuar në numrin e popullsisë.

Metoda e përdorur për të bërë këtë llogaritje është numri i të gjithë ndjekësve, numri i reagimeve në postime dhe numri i popullsisë.

Nga llogaritjet, Rama siguron mbi 19 milionë reagime në Facebook, ku në këtë listë është edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti me rreth 5 milionë reagime.

-Advertisement-

Pas Ramës, listën e pason ish-kryeministri italian Guiseppe Conte dhe ish-kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu.

Kurti në listën e reagimeve në Facebook renditet e i teti, kurse në listën e ndjekësve përpjesëtuar me numrin e popullsisë është i gjashti.

Gjatë vitit 2021, kryeministri i Kosovës ka shpërndarë 273 postime ku janë komentuar me mbi 304 mijë herë. /Telegrafi/

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy