Lajme

Dyshohet se autobusi që u aksidentua në Bullgari bartte cisternë ilegale me naftë dhe mjete piroteknike

Autori: Gazeta inFokus 11:51 | 24 Nëntor 2021

Flamujt e Maqedonisë së Veriut janë në gjysmë shtizë pas ngjarjes së rëndë që ndodhi në mëngjesin e së martës ku humbën jetën 45 persona.

Janë shtatë persona të lënduar, ku është konfirmuar nga Ministria e Shëndetësisë se dy prej tyre do të hynë në operim, ndërsa pesë të lënduarit të tjerë janë duke u trajtuar në spitalin e Sofjes në Bullgari.

Nga konfirmime jozyrtare dyshohet se ky autobus po barte edhe një cisternë ilegale me naftë, e përveç saj dyshohet se janë bartur edhe mjete piroteknike.

-Advertisement-

Është konfirmuar se personat e mbijetuar do të kthehen të premten në Maqedoninë e Veriut, derisa nuk ka ndonjë konfirmim se kur do të kthehen trupat e viktimave, përcjell Klankosova.tv.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy