PDK-ja qeverisë 9 komuna, LDK-ja 7, AAK-ja 5 dhe VV 4
Autori: Gazeta inFokus 23:28 | 14 November 2021
Partia Demokratike e Kosovës (PDK), do të qeverisë në numrin më të madh të komunave në nivel Kosovë.
Kjo parti e drejtuar nga Memli Krasniqi edhe me fitoret e balotazhit do të qeverisë në gjithsejtë 9 komuna.
Përveç Prizrenit me kryetar Shaqir Totajn, Ferizajt me Agim Aliun dhe Mitrovicën me Bedri Hamzën në tri komunat e mëdha, PDK do të udhëheqë për katër vitet e ardhshme edhe komunën e Drenasit me kryetar Ramiz Lladrovcin, Vushtrrinë me Ferit Idrizin, Dragashin me Shaban Shabanin, Kaçanikun me Besim Ilazin, Skenderajn me Fadil Nurën dhe Hanin e Elezit me Mehmet Ballazhin.
Kurse LDK-ja fitoren më të madhe në këto zgjedhje e ka arritur me Përparim Ramën, i cili do ta udhëheqë Prishtinën për katër vitet e ardhshme, shkruan Gazeta Infokus.
Në total partia e drejtuar nga Lumir Abdexhiku, ka arritur të ketë në menaxhim 7 komuna.
Përveç kryeqytetit, LDK në komunat e mëdha në këtë mandat do të udhëheqë në Pejë me kryetar Gazmend Muhaxherin, në Fushë Kosovë me Burim Berishën, në Lipjan me Imri Ahmetin, në Istog me Ilir Feratin, në Junik me Ruzhdi Shehun dhe në Viti me Sokol Halitin.
Ndërsa para VV-së me numrin më të madh të komunave është edhe AAK-ja e Ramush Haradinajt, e cila do të qeverisë në 5 komuna.
Prej komunave të mëdha kjo parti do të udhëheqë më Ardian Gjinin në Gjakovë.
Në Klinë AAK do të udhëheqë me Zenun Elezajn, në Rahovec me Smajl Latifin, në Suharekë me Bali Muharremajn dhe në Deçan me Bashkim Ramosajn.
Partia e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurtit, ka pësuar disfatën më të madhe në këto zgjedhje komunale.
LVV-ja nga fitorja e 14 shkurtit ku mori mbi 50% të besimit qytetarë, në zgjedhjet komunale nuk ka arritur të marr më shumë se 4 komuna, dhe atë vetëm pas raundit të dytë të balotazhit.
Lëvizja Vetëvendosje megjithatë do të qeverisë në dy komuna të mëdha.
Në Gjilan me Alban Hysenin dhe në Podujevë me Shpejtim Bulliqin.
Komunë tjetër që do të qeverisët nga VV është edhe Shtimja me Qemajl Aliun dhe Kamenica me Kadri Rrahimaj./Gazeta inFokus/
Të tjera
-
Policia arrẹston në Bërnjak një të dyshuar për krimẹ luftẹ në Gjakovë
Policia e Kosovës ka arrestuar të shtunën një person nën dyshimet për krime l...
-
25 vjetori i mἀsakrës së Mejës, Presidentja Osmani e quan “Srebrenicë të Kosovës”
Në 25 vjetorin e masakrës së Mejës, Presidentja Vjosja Osmani e kryeministri ...
-
Azemi: Ferizaj po kundërmon nga mbeturinat, shëndeti po rrẹzikohet nga i papërgjegjshmi Agim Aliu
Kryetari i LDK-së në Ferizaj, Visar Azemi ka thënë se gjendja me mbeturinat n...
-
Qeveria e Kosovës i kundërpërgjigjet Listës Serbe për kamerat e vendosura në veri
Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu i është kundërpërgjigjur pretendimeve ...
-
Aksioni i Policisë së Kosovës: Identifikohen 76 lëmoshë kërkues nga Kosova dhe Shqipëria
Për 13 ditë, Policia e Kosovës ka zbatuar një aksion për parandalimin e trafi...
-
Përparim Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se kanë rritur k...
-
Pas Arbitrazhit, Kosova dështon edhe në Londër – do t’i paguajë ContourGlobalit 20 milionë euro
Gjykata Komerciale në Londër ka lënë në fuqi një vendim të Gjykatës Ndërkombë...
-
Zbulohet pllaka “Shtëpia e Durimit” në Shtëpinë Tradicionale të Familjes Qerkezi – Muzeu Historik 1999
Është zbuluar pllaka “Shtëpia e Durimit” në Shtëpinë Tradicionale të Familjes...
-
Pahor po përgatit një draft për dialogun Kosovë-Serbi, fillimisht dëshiron të koordinohet me Borrellin dhe vendet e QUINT-it
Ish-presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor së fundmi është duke u përmendur si ...
-
Krasniqi kujton Masa*rën e Mejës: Ajo flet për viktimën dhe agresorin më fuqishëm dhe më drejtë se cilado gjykatë
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka kujtuar masa...
-
Rohde për të pagjeturit: Keqardhje që s’është bërë progres në 3 vitet e fundit për shkak të bllokadës politike
Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, në Ditën Kombëtare për Personat e Z...
-
Ambasada e ShBA-së për të zhdukurit e luftës: Prioritet gjetja e përgjigjeve për familjarët e tyre
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka shkruar për Ditën K...