Lajme

Kosova, Maqedonia e Veriut apo Bosnja, cila është “kutia e Pandorës” në Ballkan?

Autori: Gazeta inFokus 09:55 | 07 November 2021

Analisti, Enver Bytyçi, në një intervistë për Rtv Ora thotë se Serbia në Bosnje Hercegovinë nuk ka interesa jetike që të shkëputet Republika Sërpska për shkak se është një entitet shtetëror brenda federatës dhe Serbia mund të presë kohë shumë më të mira që ajo të krijonte një situatë të tillë për të realizuar bashkimin e serbëve brenda një shteti kombëtar të Serbisë.

Nga ana tjetër, thotë Bytyçi, Maqedonia e Veriut është një nyje shumë e fuqishme, të cilën Serbia nuk mund ta prekë me forcë. Sipas tij, presioni në Bosnje bëhet me qëllim që të detyrohet bashkësia ndërkombëtare të bëjë lëshime në Mal të Zi dhe Kosovë.

Bytyçi: Në Kosovë të ndahet territori i Kosovës, të shkëmbehen territoret, të lëvizin kufjtë.

-Advertisement-

Ndërsa Mali i Zi ti bashkohet si një shtet federal Serbisë dhe të krijohet një mini-Jugosllavi fillimisht me Malin e Zi dhe Serbinë, më pas nëse do të ketë të tjerë kryeministra Shqipëria si Edi Rama dhe Maqedonia e Veriut si Zoran Zaev do ti bashkohen kësaj Jugosllavie.

Në gjykimin e tij, atje ku thirret se po plas “bomba” ka shumë mundësi që të mos plasë në vendin ku është tërhequr vëmendja dhe të plasë diku tjetër, shkruan Oranews.

Bytyçi: Kosova duhet të jetë shumë vigjilente.

Ajo që po ndodh me Open Ballkan ku Rama është një mbrojtës aktiv, i jashtëzakonshëm i interesave të Serbisë në rajon, një luftëtar i paepur për ta denigruar, për ta izoluar, për ta zhbërë shtetin e Kosovës, është një premisë negative për Kosovën dhe shqiptarët.

Por mendoj se Kosova i ka mundësitë, aftësitë, potencialin e saj që ta përballojë këtë vështirësi dhe ta kapërcejë këtë situatë ku ka hyrë jo vetëm për shkak të Vuçiç por edhe ndihmës që i jep kryeministri i Shqipërisë.>

Analisti Abdylvehap Ejupi, thotë se kriza në Bosnje e ka pikënisjen që në 2006 me ardhjen e Dodik.

Emini: Sa i përket çështjes së Bosnjes ka qenë në epiqendër të mediave ndërkombëtare javët e fundit.

Kriza në Bosnje ka nisur që me ardhjen Millorad Dodik në krye në 2006, një lider që haptazi ka bërë thirrje për ndarje nga Bosnja dhe bashkim me Serbinë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E PREMTJA E BARDHË NË ETC ME ZBRITJE DERI 50%
-Advertisement-

Të tjera