Lajme

Babai i Astrit Deharit kërkon nga prokuroria që sa më shpejt të zbardhë rastin e djalit të tij

Autori: Gazeta inFokus 11:03 | 05 November 2021

Babai i Astrit Deharit, Avniu, ka kërkuar nga prokuroria që sa më shpejt të zbardhë rastin e vdekjes së djalit të tij, i cili vdiq më 5 nëntor të vitit 2016 në burgun e Prizrenit.

Pas homazheve tek varri në fshatin Zllatar bashkë me Kurtin, Konjufcën, Vitinë dhe qytetarë të shumtë, ai falënderoi të gjithë të pranishmit që morrën pjesë në përvjetorin e pestë të vrasjes së Astritit.

“Dua t’i falënderoj të gjithë të pranishmit që kanë ardhur, njëherësh mund t’i drejtohem prokurorisë në emër të familjes dhe qytetarëve që të mos i zvarrisin rastet siç i kanë zvarritur deri tash dhe të zbardhin sa më shpejt këtë rast dhe të gjitha rastet që duhen zbardhu në Kosovë”, tha ai, njofton Klankosova.tv.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Hapet shkolla e mesme profesionale në Qytetin e Ferizajit
-Advertisement-

Të tjera