Lajme

“Ballkani i Hapur”, Vuçiq-Ramës: A ta mbajmë a ta shtyjmë takimin në Beograd?

Autori: Gazeta inFokus 14:27 | 01 November 2021

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është takuar sot me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq në kuadër të Samitit për Klimën.

Përmes një postimi në Instagram, Vuçiq ka thënë që në takimin e radhës në Beograd, duhet të merren parasysh ngjarjet e fundit në Shkup ku kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dje ka dhënë dorëheqje.

“Mbështetje e fortë për Ballkanin e Hapur. A duhet të mbajmë apo të shtyjmë takimin në Beograd, duke marrë parasysh ngjarjet në Shkup”, ka shkruar Vuçiq

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane
-Advertisement-

Të tjera