Shkarkimi i anëtarëve të KPMShCK-ës, Kushtetuesja vendos masë të përkohshme
Autori: Gazeta inFokus 15:25 | 27 October 2021
Gjykata Kushtetuese, sot ka publikuar vendimin për masë të përkohshme në rastin e parashtruar nga Abelard Tahiri dhe 10 deputetë të tjerë të Kuvendit të Kosovës, në të cilën u kërkua që të bëhet vlerësimi i kushtetutshmërisë së Vendimit të Kuvendit, të 30 qershorit 2021, për shkarkimin e pesë anëtarëve të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës.
Më 30 qershor 2021, Kuvendi i Kosovës, përmes atij vendimi kishte miratuar rekomandimin e Komisionit të Kuvendit për Administratë Publike për shkarkimin e pesë anëtarëve të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës. Parashtruesit e kërkesës, përkatësisht 11 deputetë të Kuvendit të Kosovës, përmes kërkesës kërkuan vlerësimin e kushtetutshmërisë së Vendimit të lartcekur të Kuvendit.
Në ndërkohë dhe me qëllim të vlerësimit të domosdoshmërisë për vendosjen e masës së përkohshme, Gjykata Kushtetuese kërkoi informacion nga Kuvendi për veprimet e ndërmarra pas Vendimit të kontestuar, dhe për pasojë, u njoftua nga Kuvendi, se i njëjti kishte shpallur konkurset për zgjedhjen e anëtarëve të rinj të Këshillit.
Parashtruesit e kërkesës para Gjykatës pretendojnë, mes tjerash, se vendimi i kontestuar i Kuvendit, cenon pavarësinë e Këshillit, të garantuar me nenin 101 dhe nenin 142 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, andaj kërkojnë që i njëjti të anulohet.
Parashtruesit e kërkesës, për më tepër, duke iu referuar Ligjit për Gjykatën Kushtetuese, theksuan se Vendimi i kontestuar i nënshtrohet efektit pezullues ex-lege lidhur me pasojat juridike, duke kërkuar nga Gjykata Kushtetuese që të njoftojë Kuvendin, që ndërmarrja e veprimeve për të zbatuar Vendimin e kontestuar është në kundërshtim me efektin pezullues të përcaktuar në Ligjin për Gjykatën Kushtetuese.
“Gjykata shqyrtoi pretendimet e parashtruesve të kërkesës përkitazi me masën e përkohshme dhe përgjigjen përkatëse të Kuvendit, dhe fillimisht, duke u referuar në praktikën e saj gjyqësore, sqaroi rrethanat kur aktet e Kuvendit, kushtetutshmëria e të cilave kontestohet nga dhjetë (10) a më shumë deputetë të Kuvendit të Kosovës para Gjykatës, i nënshtrohen efektit pezullues, siç është përcaktuar në Ligjin për Gjykatën Kushtetuese”, thuhet në njoftimin e Kushtetueses.
Gjykata gjithashtu sqaroi se, duke pasur parasysh që Vendimi i kontestuar në aspekt procedural në mënyrë që të prodhojë pasoja juridike, nuk e parasheh dërgimin e tij tek Presidentja, i njëjti nuk i nënshtrohet efektit pezullues bazuar në nenin 43 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese.
Megjithatë, duke marrë parasysh që kërkesa para Gjykatës ngreh një sërë çështjesh lidhur me pavarësinë dhe funksionimin e Këshillit, si një institucion i pavarur i themeluar me Kushtetutë dhe i cili siguron respektimin e rregullave dhe parimeve që rregullojnë shërbimin civil, Gjykata Kushtetuese vlerësoi se është e nevojshme vendosja e masës së përkohshme sipas detyrës zyrtare, bazuar në nenin 27 (Masat e përkohshme) të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe në Rregullin 56 (Kërkesa për Masë të Përkohshme) të Rregullores së Punës.
Për pasojë dhe bazuar edhe në sqarimet e dhëna në Vendimin e publikuar, duke theksuar se vendosja e masës së përkohshme nuk paragjykon pranueshmërinë ose meritat e rastit, Gjykata vendosi masën e përkohshme deri më 15 dhjetor 2021, duke pezulluar menjëherë Vendimin e kontestuar dhe duke përcaktuar që Kuvendi duhet të përmbahet nga çdo veprim lidhur me çështjen e zgjedhjes së anëtarëve të rinj deri në vendimin përfundimtar të Gjykatës.
Të tjera
-
25 vjetori i mἀsakrës së Mejës, Presidentja Osmani e quan “Srebrenicë të Kosovës”
Në 25 vjetorin e masakrës së Mejës, Presidentja Vjosja Osmani e kryeministri ...
-
Azemi: Ferizaj po kundërmon nga mbeturinat, shëndeti po rrẹzikohet nga i papërgjegjshmi Agim Aliu
Kryetari i LDK-së në Ferizaj, Visar Azemi ka thënë se gjendja me mbeturinat n...
-
Qeveria e Kosovës i kundërpërgjigjet Listës Serbe për kamerat e vendosura në veri
Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu i është kundërpërgjigjur pretendimeve ...
-
Aksioni i Policisë së Kosovës: Identifikohen 76 lëmoshë kërkues nga Kosova dhe Shqipëria
Për 13 ditë, Policia e Kosovës ka zbatuar një aksion për parandalimin e trafi...
-
Përparim Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se kanë rritur k...
-
Pas Arbitrazhit, Kosova dështon edhe në Londër – do t’i paguajë ContourGlobalit 20 milionë euro
Gjykata Komerciale në Londër ka lënë në fuqi një vendim të Gjykatës Ndërkombë...
-
Zbulohet pllaka “Shtëpia e Durimit” në Shtëpinë Tradicionale të Familjes Qerkezi – Muzeu Historik 1999
Është zbuluar pllaka “Shtëpia e Durimit” në Shtëpinë Tradicionale të Familjes...
-
Pahor po përgatit një draft për dialogun Kosovë-Serbi, fillimisht dëshiron të koordinohet me Borrellin dhe vendet e QUINT-it
Ish-presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor së fundmi është duke u përmendur si ...
-
Krasniqi kujton Masa*rën e Mejës: Ajo flet për viktimën dhe agresorin më fuqishëm dhe më drejtë se cilado gjykatë
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka kujtuar masa...
-
Rohde për të pagjeturit: Keqardhje që s’është bërë progres në 3 vitet e fundit për shkak të bllokadës politike
Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, në Ditën Kombëtare për Personat e Z...
-
Ambasada e ShBA-së për të zhdukurit e luftës: Prioritet gjetja e përgjigjeve për familjarët e tyre
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka shkruar për Ditën K...
-
Dita e të Pagjeturve dhe Masa*ra e Mejës, Haradinaj: Kurrë nuk do të ndalemi së kërkuari drejtësi
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka përkujt...