Lajme

Rama publikon videon, sateliti i parë shqiptar në hapësirë në muajin mars

Autori: Gazeta inFokus 13:25 | 20 Tetor 2021

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka publikuar një video në rrjetet sociale, ndërsa informohet nga një ekspert hapësinor për mënyrën se si lëshohen satelitët në hapësirë.

Në video, dëgjohet eksperti tek i premton kryeministrit se sateliti i parë shqiptar në hapësirë, Albania 1 do të lëshohet në mars, ndërsa i dyti në muajin qershor.

Kreu i qeverisë deklaroi disa ditë më parë nga foltorja e Kuvendit, se Shqipëria do të dërgojë në hapësirë dy satelitë që do të jenë shumë të nevojshëm për kontrollin e territorit.

-Advertisement-

Në video, shihet nisja e një rakete Falcon X të kompanisë së Elon Musk, duke lënë të kuptohet se qeveria mund të ketë arritur marrëveshje me këtë kompani./A2

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy