Lajme

Sot publikohet Raporti i Progresit për Kosovën

Autori: Gazeta inFokus 07:17 | 19 Tetor 2021

Komisioni Evropian sot do ta publikojë paketën vjetore të zgjerimit, përfshirë Raportin e Kosovës.

Takimi i Parlamentit Evropian do të nisë ora 15:00, derisa në orën 17:15 pritet të ketë konferencë për media nga Komisioneri për Fqinjësi dhe Zgjerimi, Oliver Varhelyi.

Më pas Raporti për Kosovën, apo siç e njohim ndryshe Raporti i Progresit, do t’i dorëzohet kryeministrit Albin Kurti pasditen e sotme nga shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë Tomas Szunyog.

-Advertisement-

Të dy do të mbajnë më pas një konferencë të përbashkët për media.

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy