Lajme

Nis seanca e Gucatit dhe Haradinajt në Hagë

Autori: Gazeta inFokus 11:02 | 18 October 2021

Sot pritet të fillojë dëgjimi i dëshmitarit të parë të prokurorisë në gjykimin ndaj ish-krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës, Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt.

Gjatë konferencës për media të mbajtur të enjten, shefja e Informimit dhe Komunikimit Publik në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK), Angela Griep ka dhënë informacione të përditësuara mbi zhvillimet e fundit lidhur me procedurat gjyqësore dhe veprimtaritë në këtë gjykatë.

Lidhur me rastin e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqi, ajo bëri të ditur se të premten e kaluar, gjyqtari i procedurës paraprake i ka dhënë urdhër Policisë së Kosovës që të sigurojë informacion mbi autoritetet dhe aftësitë e tyre për të zbatuar disa kushte lidhur me lirimin e përkohshëm dhe rastet e mëparshme të një zbatimi të tillë.

-Advertisement-

Sipas saj, ky urdhër është lëshuar nga gjyqtari i procedurës paraprake pas vendimit të 1 tetorit nga kolegji i Gjykatës së Apelit për këtë çështje.

Ndërkaq, për rastin e Salih Mustafës, ajo ka thënë se dëshmitari i katërt dëshmoi të martën, të mërkurën dhe të enjten e kësaj jave.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Përsëri në shkollë me Viva Fresh Store!  
-Advertisement-

Të tjera