Lajme

Totaj voton bashkë me familjen: Ditë e mirë për qytetarët

Autori: Gazeta inFokus 11:52 | 17 October 2021

Kandidati i PDK-së për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj, së bashku me familjen e tij kanë përfunduar procesin e votimit.

Totaj ka votuar në shkollën e mesme “Remzi Ademaj” në Prizren.

Në deklaratën e tij ai tha se pret me padurim rezultatin e këtyre zgjedhjeve.

-Advertisement-

“E diela e 17 tetorit është ditë e rëndësishme për të ardhmen tonë të përbashkët. Sot është një ditë e mirë që qytetarët me anë të votës do të vendosin për qeverisjen e ardhshme katërvjeçare. Së bashku me bashkëshorten Flutrën e fëmijët Elenën e Adonisin, votuam për një të ardhme më të mirë për qytetin tonë të bukur. Andaj ftoj qytetarët e komunës ta shfrytëzojnë të drejtën e votës duke treguar pjekuri e demokraci qytetare”, ka deklaruar Totaj pas votimit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Diplomon gjenerata e dytë e studentëve UNIK të UNI-të me diploma të fuqizuara nga Arizona State University
-Advertisement-

Të tjera