Qendra për Shërbime Humane dhe Zhvillim i bashkon drejtorët e arsimit dhe edukatoret, flasin për sfidat e qendrave me bazë në komunitet
Autori: Gazeta inFokus 16:07 | 15 October 2021
Sa më shumë që punohet me fëmijët që në moshë të hershme, aq më të mëdha janë sukseset e tyre në të ardhmen.
Angazhimi i më të vegjëlve në aktivitete edukative qysh në vegjëli, i ka bërë bashkë në Lipjan akterët kryesor të qendrave më bazë në komunitet nga Lipjani, Gjilani, Dragashi dhe Gjakova.
Të gjithë kanë një qëllim.
Zhvillimin e hershëm të fëmijës në aspektin fizik, socio-emocional, kognitiv e motorik.
Drejtoresha e Qendrës, Mimoza Shahini ka kërkuar nga edukatorët dhe drejtorët e qendrave më shumë vëmendje tek komunitetet.
“Ka disa fëmijë që jetojnë në kushte të disavantazhit dhe duhet për t’iu hap derën. Mesazhet nuk duhet të jenë vetëm për nivelin e lartë, por duhet të jenë edhe për at njeriun e thjeshtë, i cili nuk e din nuk e kupton, nuk e din çka është rëndësia e leximit. Kemi fëmijë shumë të varfër të cilët nuk munden me ardh, inkurajoni ju lutem sidomos drejtorëve, inkurajoni edhe ata të vijnë në kopsht. S’ka lidhje çka kanë me vesh, në kopsht nuk bëjnë sfilat mode, në kopsht ata duhet me ardh për me u argëtua, me mësu. Kemi fëmijë me prindër të sëmur, kemi fëmijë me mungesa mendore, kemi fëmijë me rrezik të lartë, e kemi për detyrë mej angazhu sepse ata janë pjesa më delikate të shoqërisë”, ka thënë ajo.
Me thënien e Skënderbeut gjatë Besëlidhjes në vitit 1443, se “vetëm bashkë mundemi me i qa malet e vetëm mundet me na thy edhe një fëmijë i vogël”, ajo ka kërkuar angazhimin e të gjithë akterëve në arritjen e synimit për zhvillimin e hershëm të fëmijëve.
Ndërka, Dafina Krasniqi nga UNICEF ka bërë të ditur se ky institucion është i përkushtuar ta përkrahë këtë program.
“Unicefi është i dedikuar që ta përkrahë edhe prioritetin e qeverisë të tashme për rritjen e hershëm por, njëkohësisht programin për pesë vitet e ardhshme që ka filluar këtë vit Edukimi i hershëm është njëra nga shtyllat kryesore, kështu që i gjithë programi dhe i gjithë stafi i UNICEF por aktivitete për ngritjen e fondeve janë të fokusuara me qëllimin që të bëjmë të pamundurën në bashkëpunim me komuna”, ka thënë Krasniqi.
Berat Thaqi nga Qendra Gjakovës, për edukimin dhe zhvillimin e hershëm të fëmijës thotë se duhet të jenë më këmbëngulës në këtë mision.
“Është momenti të ndërpresim disa gjëra dhe të jemi më këmbëngulës duke filluar nga prindërit në familje, edukatorët në institucione dhe mbështetja jonë si partner për zhvillimin e hershëm të fëmijës”, ka thënë ai.
E drejtoresha e Arsimit ne Lipjan, Elmaze Behluli vlerëson se ky projekt është ndër projektet më të mira.
“Ndër projektet më të mira që janë është pikërisht ky ‘Edukimi i Hershëm tek Fëmijët’. Për këtë projekt ka nevojë çdo qytet, çdo fshat. Edukimi i fëmijëve tanë është prioritet i joni, prioritet i çdo vendi. Ne duhet të mundohemi për ato familje që nuk i kanë kushtet dhe që nuk kanë mundësi mej pru në çerdhet publike apo private”, është shprehur Behluli.
Ngjashëm mendojnë edhe drejtorët e tjerë të shkollave, shkruan Gazeta Infokus.
Drejtori i Shkollës në Lipjan, Shaip Fazliu ka bërë të ditur se interesimi i fëmijëve për tu regjistruar është i madh sidomos nga komunitetet.
“Interesimi i fëmijëve është më i madh, sidomos në komunitete sepse kemi një bashkëpunim të madh me prindërit”, ka thënë Fazliu.
Ndërkaq, drejtori i Shkollës ‘Ibrahim Banushi’, Izet Shala ka treguar se si ne fillimet e hapjes së çerdhes ka pasur hezitime nga fëmijët.
“Në fillimet e hapjes kemi pas probleme tek prindërit pasi ata kanë hezituar por me kalimin e kohës edhe prindërit janë vedijësuar dhe çdo ditë e më shumë kemi rritje të fëmijëve që kërkojnë për të ardhur në çerdhe”, ka thënë Shala.
Ky projekt ka nxitur edhe bashkëpunimin mes shkollave, sic dëshmon edhe drejtori i shkollës ‘Zenel Hajdini’, në Gadime.
“Gadimja është një komunitet jashtëzakonisht i madh, ku në mesin e Gadimes kemi komunitet rom, ashkalinjë dhe egjiptian të cilët nuk kanë pasur probleme sepse kemi një bashkëpunim mes njëri-tjetrit”, ka thënë ai.
Përveq kësaj, edhe përfaqësuesit e komunitetit ashkali vlerësojnë se krijimi i mundëive për edukimin e hershëm të fëmijëve ka ndikuar pozitivisht pavarësisht sfidave që ka ky komunitet.
Por jo në të gjitha komunat po zhvillohet gjithçka sic ishte planifikuar.
Në komunën e Dragashit ka një problem me Ministrinë e Shkencës, Teknologjisë dhe Arsimit për funksionimin normal të qendrës për edukimin e hershëm.
Pavarësisht që në këtë komunë është ndërtuar objekti për tu shfrytëzuar nga fëmijët. Ai objekt po përdoren nga nxënësit e klasës së parë.
Drejtori i shkollës ‘Fetah Sylejmani’ në Komunën e Dragashit, Flurim Çengaj ka thënë se dy arsye që fëmijët nuk po munden të vijnë në çerdhe është shtrirja gjeografike e Dragashit pasi ata nuk po kanë transport dhe nga fshatrat.
Ndërsa problematika tjetër është pasi që fëmijët e komunitetit rom nuk po e kuptojnë gjuhën dhe duhet një edukatore e cila e flet në gjuhen e tyre.
“Objekti në Dragash është ndërtuar në vitin 2019 dhe është një objekt shumë i mirë, i plotëson të gjitha kushtet, ka kuzhinën dhe gjithçka qe duhet. Për momentin fëmijët e komunitetit rom janë larguar nga qendra për arsye se nuk kanë një edukatore e cila flet gjuhen e tyre dhe ata nuk po e kuptojnë gjuhen shqipe. Si dhe ka disa fshatra shume larg nga vendi ku është qendra e nuk po munden me ardh. Prandaj ne po e hapim si shqetësim për të bërë një zgjidhje”, ka thënë ai. /Gazeta Infokus/
Të tjera
-
Inaugurohet busti i heroit kombëtar Hasan Prishtina në Tropojë
Fondacioni “Hasan Prishtina”, në bashkëpunim me Bashkinë Tropojë, kanë inaugu...
-
FSK-ja përfundon ushtrimin fushor në qitje e manovra me municion lụftarak
Ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës të Regjimentit të parë të këmbësoris...
-
61-vjeçarja nga Shkupi sjell në jetë fëmijën e saj të parë
Një grua ka sjell në jetë fëmijën e saj të parë në moshën 61-vjeçare. Sipa...
-
“O paramendone Fitore Pacolli nuk flet me daj të vet”- Shokon Dimal Berisha me këtë deklaratë për Fitore Pacollin
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha ka qenë i ftuar në “Podcast me ...
-
VV-ja shpall zgjedhjet e brendshme për kandidatët për deputetë për zgjedhjet e 9 shkurtit
Partitë politike në Kosovë po përgatiten për zgjedhjet parlamentare të 9 shku...
-
Gazetari i BBC e pyet Vuçiqin për luftë të mundshme Kosovë- Serbi, ja si përgjigjet ai
Në një intervistë në emisionin “HARDtalk” në BBC, presidenti i Serbisë, Aleks...
-
Policia kërkon ndihmë nga qytetarët për kapjen e dy përsonave, dyshohet për dy vepra penale
Policia e Kosovës më saktësisht Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren-Sekt...
-
Më 17 dhjetor takimi i radhës në dialog
Dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë në nivel të kryenegociatorëve pritet të...
-
Njeriu më i vjetër në botë vdes në moshën 112 vjeçare
BBC ka raportuar ka vdekur njeriu më i vjetër në botë. Lajmi u b...
-
Kamala Harris planifikon një rikthim të madh politik
Zëvendëspresidentja e SHBA-së Kamala Harris nuk është bërë shumë e reklamuar ...
-
Gërvalla pyetet për kritikat e Osmanit: Jemi në konventën e industrisë së drurit, për të tjerat… flasim
Kryediplomatja Donika Gërvalla ka refuzuar të përgjigjet në lidhje me kritika...
-
Vjosa Osmani do të bëjë përurimin e ambasadës së Kosovës në Kolumbi, Gërvalla: Ndihem e nderuar
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, e ka quajtur rezultat histori...