Reagon “Termokos” pas lajmeve për ngritje të tarifave të ngrohjes
Autori: Gazeta inFokus
09:45 | 07 Tetor 2021
NP “Termokos” përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, njofton qytetarët se nuk ka ngritje të tarifave të ngrohjes, shkruan Gazeta Infokus.
Njoftimi i plotë i NP “Termokos”
Për hir të informimit të drejtë dhe korrekt, NP “Termokos” informon opnionin e gjerë, dhe në veçanti konsumatorët tanë, se në asnjë rast dhe në asnjë rrethanë, nuk është paralajmëruar shtrenjtim i çmimit të ngrohjes, ashtu siç një portal vendor ka publikuar sot një titull tendencioz.
NP “Termokos” SH.A., ka kërkuar nga portali, që ka publikuar këtë titull tendencioz, që ta tërheqë atë dhe të mos dezinformojë opinionin e gjerë me përmbajtje të tilla të pavërteta.
Në të kundërtën, NP “Termokos” do të ndërmarr të gjitha masat e duhura ligjore sa i përket kësaj dezinformate.
Rikujtojmë, se i vetmi autoritet, që rregullon aktivitetin në sektorin e energjisë në Kosovë, dhe si rrjedhojë është përgjegjëse edhe për përcaktimin e tarifave të energjisë termike është Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE), ndërsa NP “Termokos” vetëm i zbaton ato tarifa.
Ne shprehim keqardhjen tonë të thellë, për çdo shqetësim që mund t’u jetë shkaktuar konsumatorëve tanë me këto lajme të pavërteta në këtë kohë./Gazeta Infokus/

T� tjera
-
Gjyqtari e lejoi dhunuesin të jetojë në një shtëpi me viktimën, ia ndaloi t’i afrohej në distancë dy metrash në shtëpinë ku jetonin
Migjen Kastrati, gjyqtar i Gjykatës Themelore në Pejë, kishte marrë një vendi...
-
Prokuroria në Pejë: Janë iniciuar hetime ndaj zyrtarëve të përmendur në parashtresën e Arlinda Zekajt
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, bën të ditur se, j...
-
Presidentja ua përcjell kryeparlamentares dhe deputetëve vendimin për kthimin e Ligjit të Speciales në Kuvend
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ia ka kthyer Kuvendit për rishqy...
-
Njeriu i tij rrëfen momentin kur Vuçiq mori vesh se kishte humbur zgjedhjet në Serbi
Presidenti i Partisë Progresive Serbe, Milosh Vuçeviq, ka komentuar humbjen z...
-
“Jepni dorëheqje”, Çitaku: Si Arlinda, edhe unë uroj që të mos mund të flini më natën!
Ushtruesja e detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar për së ...
-
Thellohet rasti i vràsjes së Arlinda Zekajt: Gjykata e Pejës thotë se tek sot pranuan aktakuzën e Prokurorisë ndaj ish-bashkëshortit të saj
Gjykata Themelore në Pejë ka njoftuar se këtë të hënë (26 tetor), e ka pranua...
-
Hoti dhe 14 deputetë opozitarë i kërkojnë Presidentes të mos e dekretojë Bashkim Nurbojën në Bordin e BQK-së
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka bërë të di...
-
Rasti në Pejë, Sadiku kërkon dorëheqjen e Sveçlës
Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku, i ka kërkuar dorëheqjen ministrit të Punëve ...
-
Rashiq: Pas humbjes së Vuçiqit, Lista Serbe duhet të largohet nga politika
Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, e ka mirëpritur fitoren e Li...
-
Guri bojkoton seancën për rastin e Arlindës: Ajo nuk kishte nevojë për një seancë sot, por për shtetin dje
Deputeti i Kuvendit nga LDK-ja, Paris Guri, ka njoftuar se nuk do të jetë i p...
-
Nenad Rashiq: Nuk pres që Lista Studentore të ndryshojë publikisht qëndrimin për Kosovën
Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, pret q...
-
Zbardhet deklarata e Arlinda Zekajt në polici: Shteti ka pasur për obligim t’i largojë uzurpatorët nga shtëpia ime
Viktima Arlinda Zekaj mbrëmjen e së dielës së 25 tetorit, kishte denoncuar ba...

































