Aksident në Vushtrri, 22- vjeçari e godet për vdekje këmbësorin
Autori: Gazeta inFokus 23:26 | 30 September 2021
Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sonte në Vushtrri.
Lajmin e ka bërë të ditur, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
Sipas Policisë deri te aksidenti dyshohet të ketë ardhur nga pakujdesia e drejtuesit të automjetit.
Zahiti tha se viktima është i moshës 56-vjeçare ndërsa ndaj drejtuesit të automjetit i cili është 22-vjeçar, është shqiptuar masa e ndalimit.
|Sonte, rreth orës 20:00 të datës 30 shtator 2021, në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë, gjegjësisht në segmentin rrugor Vushtrri, ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet. Në aksident është përfshirë një automjet me targa vendore që ka goditur këmbësorin-viktimën E. Xh., 56 vjeçar, i cili si pasojë e lëndimeve të pësuara është raportuar se në ora 22:00 në QKUK- ka ndërruar jetë. Nga hetimet e para, deri te aksidenti dyshohet të ketë ardhur nga pakujdesia e drejtuesit të automjetit. Ndërsa të dyshuarit- drejtuesit të automjetit E. M., 22 vjeç, me aktvendim të prokurorit të rastit i është shqiptuar masa e ndalimit”, ka thënë Zahiti.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për nesër
Për të enjten parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe interval...
-
Çka dihet deri tani për mosmarrëveshjen mes familjarëve që eskaloi në tentim vr asje
Tre persona janë plagosur dhe një është lënduar sot në një fshat të Podujevës...
-
A e keni ditur që shumica e kosovarëve nuk e shfrytëzojnë pushimin e plotë sipas Ligjit?
A s’ka punë? A s’ka puntorë? Është kjo fraza të cilën e kemi dëgjuar shumë...
-
Sela godet VLEN-in: Kanë harruar Albinin, tash e përmendin Mickovskin
Ziadin Sela, lider i Aleancës për Shqiptarët është i ftuar të mërkurën në “Pr...
-
Kosova në hapat e fundit drejtë anëtarësimit në KiE
Rruga e Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës vlerësohet se mund ...
-
Policia në Ferizaj shqipton gjoba dhe konfiskon motoçikleta dhe skuterë
Policia në Ferizaj ka njoftuar se sot kanë zbatuar planin operativ “Motoçikle...
-
Një person the*ret me thi*kë te Liqeni i Batllavës
Nga Policia e Kosovës njoftuan sonte se një person ka marrë lëndime trupore t...
-
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave mes gjinisë së njëjtë
Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, ka thënë se deklarata e kryemini...
-
Dumoshi (LDK): Gjitha kërkesat e SBASHK-ut janë të drejta, ne do të kemi komunikim me ta se Qeveria po i neglizhon
Deputetja e LDK-së, Vlora Dumoshi për FrontOnline ka komentuar protestën e SB...
-
“Vrásje në tentativë” – Prokuroria kërkon ndalimin e pesë personave për incidentin e armatosur në Lupç të Podujevës
Prokuroria Themelore e Prishtinës ka kërkuar që pesë persona të ndalohen për ...
-
Blinken: Hamasi duhet të pranojë propozimin për armëpushim
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken shprehu të mërkurën vendosmërinë ...
-
Pesë persona ndalohen për 48 orë për rastin në Lupç ku u pla gosën 4 persona
Pesë persona janë ndaluar për 48 orë si të dyshuar për plagosjet në Lupç të P...