Lajme

Vuçiqin nuk e ndal sëmundja për ta takuar aleaten nga Kina

Autori: Gazeta inFokus 11:08 | 29 September 2021

Këshilltarja për media e presidentit të Serbisë për Euronews ka thënë se Aleksander Vuçiq ka anuluar disa takime që i kishte planifikuar për ditën e martë me rekomandimin e mjekut si rezultat i përkeqësimit të gjendjes shëndetësore.

Megjithatë Vuçiq, edhe përkundër gjendjes shëndetësore ka filluar sot aktivitetet e tij duke u takuar me ambasadoren e Kinës, shtetit aleat të Serbisë.

Ky takim me Chen Bo kishte qenë i planifikuar për dje, megjithatë ishte anuluar si pasojë e përkeqësimit të gjendjes shëndetësore të Vuçiq.

-Advertisement-

Vuçiq ditë më parë është takuar edhe me ambasadorin e Rusisë me të cilin kanë vizituar edhe një bazë ushtarake.

Kjo u pa me shqetësim meqë një vizitë e tillë u bë teksa situata në veri të Kosovës vazhdon të mbetet e tensionuar si pasojë e barrikadave të vendosura nga serbët pasi Republika e Kosovës ka vendosur implementimin e reciprocitetit të targave me Serbinë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Meridian Express hap marketin e ri në qytetin e Mitrovicës Veriore!
-Advertisement-

Të tjera