Njoftim me rëndësi për bujqit, Ministria jep sqarime shtesë për pagesa direkte dhe subvencione
Autori: Gazeta inFokus
15:53 | 28 Shtator 2021
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook ka përgatitur sqarimet shtesë për t’ua lehtësuar procesin e aplikimit të gjithë të interesuarve për aplikim në Programin për Pagesa Direkte 2021– Subvencione, për disa nga kriteret e reja, të cilat janë vendosur në kuadër të këtij programi, transmeton Gazeta Infokus.
1. Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim për subvencionimin e sipërfaqeve të mbjella me kultura bujqësore:
Aplikuesi bashkë me aplikacionin duhet të dorëzojë edhe këto dokumente:
– Dëshmi nga kadastra mbi sipërfaqen e tokës së punueshme në Pronësi ose tokës së punueshme të trashëguar e që kur është e trashëguar duhet të dëshmohet me dokumente përkatëse për vijën e gjakut ose kopjen e kontratës që dëshmon disponueshmërinë e tokës së punueshme.
2. Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim për subvencionimin e sipërfaqeve të mbjella më kultura bujqësore nën 10 hektarë:
Aplikuesi bashkë me aplikacionin duhet të dorëzojë:
– Kontratën për sipërfaqen e tokës bujqësore të marrë me qira (e lidhur në mes të dy palëve respektivisht qiradhënësit dhe qiramarrësit), në rastet kur toka është e trashëguar duhet që të specifikohet emri dhe mbiemri i personit që e ka trashëguar tokën dhe të nënshkruhet kontrata po nga i njëjti person që është trashëgimtar i tokës. Gjithashtu kontratës i duhet bashkëngjitur kopjet e letërnjoftimeve.
3. Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim për subvencionimin e sipërfaqeve të mbjella me kultura bujqësore mbi 10 hektarë:
Aplikuesi bashkë me aplikacionin duhet të dorëzojë:
– Kontrata për sipërfaqen e tokës bujqësore të marrë me qira (e lidhur në mes të dy palëve qiradhënësit dhe qiramarrësit) duhet të jetë e noterizuar vetëm në ato raste kur tërësia e sipërfaqes së parcelave të marra me qira është më e madhe se 10 hektarë. /Gazeta Infokus/

T� tjera
-
Rasti në Pejë, Sadiku kërkon dorëheqjen e Sveçlës
Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku, i ka kërkuar dorëheqjen ministrit të Punëve ...
-
Rashiq: Pas humbjes së Vuçiqit, Lista Serbe duhet të largohet nga politika
Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, e ka mirëpritur fitoren e Li...
-
Guri bojkoton seancën për rastin e Arlindës: Ajo nuk kishte nevojë për një seancë sot, por për shtetin dje
Deputeti i Kuvendit nga LDK-ja, Paris Guri, ka njoftuar se nuk do të jetë i p...
-
Nenad Rashiq: Nuk pres që Lista Studentore të ndryshojë publikisht qëndrimin për Kosovën
Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, pret q...
-
Zbardhet deklarata e Arlinda Zekajt në polici: Shteti ka pasur për obligim t’i largojë uzurpatorët nga shtëpia ime
Viktima Arlinda Zekaj mbrëmjen e së dielës së 25 tetorit, kishte denoncuar ba...
-
A e pa djali i Arlinda Zekajt ngjarjen? – flasin nga Prokuroria e Pejës
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, gjatë një konfere...
-
“QIKA” realizon aksion para Qeverisë, shkallët lyhen me ngjyrë të “gjakut”
Organizata “QIKA” ka realizuar një aksion simbolik para ndërtesës së Qeverisë...
-
Avokatja e Arlinda Zekajt: Prokurorja i tha “kuptona, shko te baba”
Avokatja e Arlinda Zekajt, Adelina Hoxha, ka kritikuar ashpër Policinë dhe Pr...
-
Avokatja e Arlindës: Kishte vetëm një kërkesë, bashkimin me djalin – qëndroi në shtëpi pavarësisht rrezikut
Adelina Hoxha, avokatja e Arlinda Zekajt në emisionin “Kosova Today” ka folur...
-
Grupi i Grave Deputete reagon për vrasjen e Arlinda Zekajt: Të hetohet çdo përgjegjësi institucionale për neglizhencë apo mosveprim
Grupi i Grave Deputete ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke...
-
SKANDAL: Kadetët njoftohen se mund t’u dështojë ceremonia e diplomimit sepse shteti nuk ka uniforma për ta
Mungesa e uniformave vazhdon të jetë problem për institucionet e sigurisë në ...
-
Shpallet në kërkim i dyshuari për vras*jen e kunatës në Pejë
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Albert Sylajn, i dyshuar për vrasjen ...
































