Iniciativa e zhvillimit global, një qasje e re për të ardhmen globale
Autori: Gazeta inFokus 10:50 | 28 September 2021
Java që kaloi shënoi fillimin e sesionit të 76 të Asamblesë së Përgjithëshme  të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, platforma më e madhe në shkallë globale. Si gjithmonë në raste të tilla vëmendjen  kryesore e marrin liderët e superfuqive botërore. Në debutimin e tij në OKB si lider i Shteteve të Bashkuara, Presidenti Joe Biden, bëri thirrje për solidaritet dhe unitet  kundër armiqve të përbashkët globalë si pandemia COVID -19, ndryshimet klimaterike, por edhe rreziqet e teknologjive të reja.
Presidenti kinez Xi Jinping nuk u ndal vetëm në evidentimin e  këtyre problematikave, por shpalosi propozime konkrete për zgjidhjen e tyre dhe theksoi nevojën  për rritje të bashkëpunimit dhe bashkëveprimit në përballjen me keto sfida globale. Sipas tij bashkëpunimi me dhe nepërmjet OKB-së është aktualisht më I rëndësishëm se kurrë.  Në sintoni me homologun amerikan, mesazhi I presidentit kinez ishte gjithashtu një tthirje për  unitet ndërkombëtar në përgjigje të pandemisë dhe krizës shëndetësore.
Në mënyrë të veçantë  Presidenti Xi theksoi rëndësinë e vaksinimit, si arma më e fortë kundër pandemisë dhe u rishpreh për përgjegjësinë  që ndjen Kina për ta bërë vaksinën të aksesueshme nga të gjithë , me një vëmendje më të madhe  drejt vendeve të varfëra dhe atyre në zhvillim. Në vijim të saj Kina ndërmerr angazhimin për t’I siguruar shteteve më në nevojë një total  prej dy miliardë doza vaksinash, ndërsa 100 milionë vaksina do t’u dhurohen vendeve në zhvillim deri në fund të vitit.
Propozimi I Presidentit kinez  për një Iniciativë për Zhvillim Global I cili pati jehonë të gjërë në Asamble u shpalos në katër pika kryesore. Duhet të mundet COVID-19 dhe të fitohet kjo betejë vendimtare për të ardhmen e njerëzimit.  Për Presidentin Xi , detyra më urgjente për momentin është  që të gjitha vendet duhet të intensifikojnë bashkëpunimin ndërkombëtar anti-epidemik. Së dyti , duhet të ringjallet ekonomia dhe të ndiqet një zhvillim global më I fuqishëm, më ekologjik dhe  më I balancuar. Së treti, duhet të forcohet solidariteti dhe të promovohet respekti reciprok dhe bashkëpunimi I favorshëm në  zhvillimin e marëdhënieve ndërkombëtare. Së katërti, duhet  të përmisohet qeverisja globale dhe të praktikohet  multilaterizmi i vërtetë.
“Demokracia nuk është një e drejtë e veçantë e rezervuar për një vend individual, por një e drejtë për njerëzit e të gjitha vendeve që të gëzojnë.Suksesi  I një vendi nuk duhet të nënkuptojë dështimin e një vendi tjetër dhe bota është mjaft e madhe  për të përshtatur zhvillimin e përbashkët dhe përparimin e të gjitha vendeve. “ tha Xi.
Rishtazi edhe një herë në fjalimet e lidervë të shteteve të ndryshme në këtë Asamble u vërejtën pikëtakime rreth shqetësimeve të përbashkëta. Disa nga propozimet e Kinës janë në këtë rast të vlefshme. Edhe në se nuk ecin menjëherë drejt hedhjes së bazamentit për krijimin e një iniciative globale, duke formësuar edhe një pikë takimi për dialogun e mëtejshëm, ato japin një sinjal të fortë që do të ndihet në Uashtington dhe në qendrat e tjera  të rëndësishme të vendimmarrjes globale.
Të tjera
-
Holtgen: Kosova nuk është në rendin e ditës së Këshillit të Ministrave të KiE
“Çështja e Kosovës nuk është në agjendën e Këshillit të Ministrave javën e ar...
-
KSHZ: Zgjedhjet ishin korrekte, rezultatet e para do të shpallen para mesnate
Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve në konferencën e fundit për media ka njoft...
-
Katër të lënduar në një aksident mes një veture dhe një autobusi në rrugën Fushë Kosovë-Prishtinë
Katër persona janë lënduar në një aksident trafiku të ndodhur mes një veture ...
-
Asociacioni – pritë në rrugën e Kosovës drejt KiE-së
Për t’i mbështetur përpjekjet e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës...
-
Kërkohet paraburgim për personin që dyshohet se ka laborator dro*ge në Leposaviq
Është kërkuar caktimi i masës së paraburgimit për të dyshuarin M.I, i cili dy...
-
Mbyllen vendvotimet për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare në Maqedoni të Veriut
Në Maqedoni të Veriut është mbyllur procesi i votimit për zgjedhjet presidenc...
-
Në kryeqytetin gjerman pritet emërtimi i një rrugë me emrin e Presidentit Rugova
Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti ka takuar Florian Hauer, ...
-
Haziri: Qeveria fajtore për dështimin e anëtarësimit të Kosovës në KiE
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka vlerësuar se Q...
-
Osmani takohet me presidentin Bush: Ishte lajmëtari i Pavarësisë së Kosovës
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka takuar ish-presidentin e ShBA-së, Geor...
-
Xi në Serbi premton thellim të bashkëpunimit dhe mbështetje për çështjen e Kosovës
Është vendi i parë në Evropë me të cilin Kina po ndërton një komunitet me të ...
-
Këto janë vendimet që ka marrë Qeveria në mbledhjen e 203-të
Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhjen e rregullt në të cilën...
-
Detaje nga tenderi 38 milionësh, shkak i të cilit u intervistua si i dyshuar zëvendësministri Hysen Durmishi
Hedhja e firmës në një tender në vlerë rreth 38 milionë euro, është bërë shka...