Lajme

Vulin kërcënon përsëri: Ushtria serbe në gatishmëri për çdo urdhër të Vuçiqit

Autori: Gazeta inFokus 12:45 | 24 September 2021

Ministri i Punëve të Brendshme, Aleksandar Vulin, deklaroi sot se një Serbi e fortë është garantuese e sigurisë së serbëve në Kosovë, duke shtuar se trazirat e marsit 2004 nuk do të ndodhin më kurrë.

Vulin shtoi se xhandarmëria serbe do të përmbushë çdo urdhër të Vuçiq, dhe se është “gati, e trajnuar, e pajisur teknikisht, por më e rëndësishmja shumë e motivuar, për të mbrojtur njerëzit e saj kudo që është e nevojshme”, shkruan Tanjug.

Duke komentuar thirrjen e Bashkimit Evropian për të dyja palët për të ulur tensionet, Vulin theksoi se sipas Serbisë, Marrëveshja e Brukselit është shkelur në mënyrë flagrante dhe se sipas tij, qëllimi i Prishtinës është të destabilizojë të gjithë rajonin.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai
-Advertisement-

Të tjera