Lajme

Kurti priti në takim deputeten shqiptare në Kuvendin e Kroacisë Ermina Lekaj-Përlaskaj

Autori: Gazeta inFokus 13:54 | 20 September 2021

Roli dhe kontributi i shqiptarëve në Kroaci dhe mundësitë e bashkëpunimit me Kosovën, ishim temë e takimit ndërmjet kryeministrit, Albin Kurti me Ermina Lekaj-Përlaskaj, deputete në Kuvendin e Kroacisë.

Kurti ritheksoi mirënjohjen e thellë të Qeverisë dhe popullit të Kosovës, për mbështetjen e vazhdueshme të Kroacisë për Kosovën në të gjitha fazat e shtetndërtimit, shkruan Gazeta Infokus.

Ai shprehu gatishmëri për bashkëpunim ndërinstitucional dhe projekte që rrisin mirëqenien e shqiptarëve në Kroaci.

-Advertisement-

Lekaj i paraqiti kryeministrit mundësi konkrete të intensifikimit të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve në nivel akademik dhe kulturor, si dhe në fushën e ekonomisë dhe shëndetësisë.

Në këtë takim u rikonfirmuan marrëdhëniet tradicionalisht të mira ndërmjet Kosovës dhe Kroacisë dhe mënyrat për t’i forcuar ato në të ardhmen./Gazeta Infokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Presidenti i UNI z. Alejtin Berisha, folës mbi temën “Women’s Role in Artificial Intelligence Development” në DOKUTECH, edicioni i 11-të
-Advertisement-

Të tjera