Diabeti i tipit 2/ Përse yndyrnat janë shkaku i vërtetë i sëmundjes
Autori: Gazeta inFokus 10:45 | 15 September 2021
Diabeti është ndër sëmundjet më të përhapura dhe shqetësuese në të gjithë globin. Nga vitit 1980 deri në vitin 2014, numri i diabetikëve në botë u rrit nga 108 milion në 422 milionë njerëz. Kjo sëmundje shfaqet kur niveli i glukozës dhe i sheqerit në gjak janë më të larta nga normalja. Kështu trupi nuk prodhon më insulinë për të balancuar sheqerin.
Rekomandimet dhe mënyrat e parandalimit të saj janë të shumta, por duket se vetëm disa prej tyre funksionojnë siç duhen. Ushqimi dhe stili i jetesës janë sigurisht faktorë kyç si në shfaqjen ashtu edhe në zhdukjen e tipeve të diabetit. Sipas ekspërtëve vetëm disa mënyra dhe një stil i caktuar jetese mund të jetë efikas në parandalimin e kësaj sëmundje.
Shkencëtarët Zbulojnë Shkaktarin e Vërtetë të Diabetit
Një studim i ri argumenton se diabeti i tipit 2 është një sëmundje që shkaktohet nga grumbullimi i yndyrnave në mëlçi. Kjo e fundit nxit më pas ndjeshmërinë ndaj insulinës dhe rrit prodhimin e sheqerit në gjak. I gjithë ky mekanizëm rrit edhe nivelet e insulinës në plazmë, duke përshpejtuar kështu prodhimin e yndyrës në mëlçi. Më pas, lipidet prekin shumë zona të tjera në organizëm, përfshirë edhe pankreasin. Ky i fundit është vendi ku ndodhen qelizat beta të cilat janë përgjegjëse për krijimin e insulinës. Ekspozimi afatgjatë ndaj acideve të yndyrnave të ngopura është shumë i dëmshëm ndaj qelizave beta, thonë ekspertët.
Mënyra Më E Mirë Për Luftimin e Diabetit
Sipas ekspertëve në fjalë, ushqyerja e duhur dhe aktiviteti fizik mund të nxisin humbjen e depozitave të tepërta dhjamore në organizëm. Sa më i shpejtë dhe më i qëndrueshëm të jetë ndryshimi në stilin e jetesës aq më i mirë do të jetë shëndeti i një diabetiku. Dieta me bazë perimet është mënyra më e mirë për të mbajtur në nivelin e duhur të sheqerit. Megjithëse mund të përfshijë një shumësi përbërësish dhe ushqimesh, jo të gjitha janë të rekomanduara për diabetin. Nëse konsumoni shumë drithëra, ushqime që përbajnë niseshte apo sheqer nga frutat sëmundja me shumë mundësi do të avancojë.
Sipas mjekëve edhe mishi apo vitaminat e marra nga kafshët mund të jenë faktorë kyç të zhvillimit të diabetit. Kjo gjë ndodh kur ushqimet që ju merrni janë të përpunuara, pra edhe nëse janë dietike përbërësit e tyre të shtuar gjatë përpunimit në fabrika janë të dëmshëm. Kjo për shkak se këto ushqime nëse konsumohen në sasi të mëdha bëhen rezistente ndaj insulinës duke krijuar disbalanca në organizëm.
Çfarë Duhet Të Konsumoni?
Sigurohuni që të merrni sa më shumë ushqime të pa përpunuara, pra sa më shumë perime të freskëta. Kini kujdes me racionet, thonë ekspertët duke këshilluar që pjatat me mish të alternohen me sasi më të mëdha perimesh. Perimet jeshile si spinaqi, lakrat apo sallatat do t’ju bëjnë të ndiheni të ngopur dhe do të mbajnë organizmin në formë. Këto perime dhe barishte janë shumë të pasur me fibër e cila të mban të ngopur për shumë gjatë.
Të tjera
-
LAJMI I FUNDIT: Vdes një grua në vendin e punës në Mitrovicën e Veriut
Një punëtore e një furre në Lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicë të Veri...
-
Gërvalla në takim me ministrin finlandez: Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet për anëtarësim në KiE
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, është takuar me...
-
PAMJE: Të plāgosurit në Podujevë arrijnë në Emergjencën e QKUK-së
Tashmë kanë arritur në Klinikën e Emergjencës në QKUK disa nga të plagosurit ...
-
Këta janë tre të plāgosurit e familjes Hoxha nga gjuajtet me ārmë në Lupç të Podujevës
Një rast i rëndë ka ndodhur sot rreth orës 16:00 në fshatin Lupç të Podujevës...
-
Pamjet e fundit nga vendi i ngjarjes ku u plāgosën 4 persona në Lupç të Podujevës
Katër persona kanë mbetur të plagosur në fshatin Lupc të Podujevës pas një ko...
-
Ekskluzive: Këto janë pamjet e dy personave të cilët u përfshinë në plagosjen në Lupç të Podujevës
Para disa orëve ka ndodhur një konflikt në fshatin Lupç të Podujevës, ku kanë...
-
Këta janë personat që u përfshinë në konfliktin në Lupç të Podujevës ku mbetën të plagosur 4 persona
Një rast i rëndë ka ndodhur sot rreth orës 16:00 në fshatin Lupç të Podujevës...
-
Të shtëna me ārmë e sulmé me thi*ë, katër të plāgosur në Podujevë
Policia e Kosovës ka konfirmuar për Gazetën Infokus një rast të rëndë në fsha...
-
Disa të plagosur në një fshat të Podujevës
Policia e Kosovës ka konfirmuar për Gazetën Infokus një rast të rëndë në fsha...
-
Tensione në Parlamentin e Serbisë: Mandatarit për kryeministër i shfaqet një fotografi duke qëndruar me një kriminel
Një fjalim disa orësh është mbajtur mesditën e sotme, nga madatari për kryemi...
-
Kjo është policja nga Rahoveci e cila u raportua e zhdukur
Një zyrtare policore u raportua e zhdukur nga familjarët e saj në Rahovec. ...
-
Menduh Thaçi: Fjalorin e vet Mickoski nuk mund ta përdor ndaj Frontit dhe Ali Ahmetit
Kreu i PDSH-së në Maqedoninë e Veriut, Menduh Thaçi, që në zgjedhjet presiden...