Lajme

Aksident në Suharekë, vdes një person

Autori: Gazeta inFokus 10:16 | 13 Shtator 2021

Një aksident trafiku ka ndodhur të dielën rreth orës 22:00, në Suharekë në mes të një kamionete dhe një motoçiklete, ku si pasojë drejtuesi i motoçikletës ka ndërruar jetë, shkruan Gazeta Infokus.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku i ndihmës së shpejtë.

“Raportohet se ka ndodhur aksident trafiku në mes të një kamionete me targa vendore me drejtues të dyshuarin mashkull kosovar dhe një motoçikletë. Si pasoj e aksidentit drejtuesi i motoçikletës ka ndërruar jetë, vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeki i ndihmës së shpejtë”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

-Advertisement-

Sipas Policisë në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion./Gazeta Infokus/

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy