Jashari i bindur në fitore: Qytetarët e Skënderajt janë rreshtuar në qeverisje me duar të pastra
Autori: Gazeta inFokus 00:01 | 29 July 2021
Bekim Jashari, ka zyrtarizuar sot rikandidimin e tij për Kryetar të Skënderajt, duke mëtuar kështu edhe për një mandat tjetër në udhëheqjen komunale.
Jashari për Klan Kosovën u shpreh i bindur se do dalin fitues nga gara e 17 tetorit në zgjedhjet lokale, meqë siç thotë ai këtë e dëshmuan pjesëmarrësit në ceremoninë e hapjes, duke u rreshtuar në qeverisje me duar të pastra.
”Ne sot sapo bëmë zyrtarizimin e kandidaturës sime dhe listës sonë të pavarur, që do garojmë në zgjedhjet e tetorit. Dhe se sot, kjo prezencë, kjo mbështetje dhe përkrahje e qytetarëve të komunës më jep më shumë obligime dhe më shumë vendosshmëri dhe një vëmendje të veçantë që unë të jem shumë i kujdesshëm që këta qytetarë të mos i dëshpërojë por t’i gëzoj me punën dhe projektet që presim”.
”Unë do respektoj të gjithë kundërkandidatët, pa dallim, dhe kjo masë e qytetarëve sot, tregon më së miri rezultatin e zgjedhjeve. Ne do punojmë dhe në punët që na presim deri në ditën e zgjedhjeve, në projektet në vazhdim”.
”Dhe betimi ynë është që amaneti i dëshmorëve, të gjithë të rënëve të vendit tonë, është që ne të jemi më të bashkuar mes vete, të punojmë natë e ditë pa u ndalur aspak, asnjëherë për ta ndërtuar dhe zhvilluar këtë vend, që të kemi mirëqenie më të mirë për të gjithë qytetarët e vendit tonë, në këtë rast të komunës time. Sepse ata dëshmorë nuk kanë ra që ky vend të jetë vetëm i lirë, por ranë që ne të jemi më të bashkuar dhe më të dashur mes vete. Nëse ne arrijmë që ta bëjmë këtë gjë, atëherë ne mund të themi me plotë gojën që amaneti i tyre ka shkuar në vend”.
”Prezenca e të gjithë këtyre qytetarëve nga të gjitha fshatrat e komunës tonë, qytetarë me të drejtë vote në Skënderajt, tregon më së miri faktin se si do të përfundojë rezultati i 17 tetorit 2021. Unë i uroj dhe respektoj të gjithë kundërkandidatët, por që qytetarët e kësaj komune nuk janë mësuar me balotazhe. O e votojnë njërin, o tjetrin, kështu sot po tregojnë që qytetarët e kësaj komune janë rreshtuar në qeverisjen e pastër, transparente me duar të pastra”.
Të tjera
-
Mehaj vlerëson se institucionet kanë bërë “punë modeste” për argumentimin e gjenocidit serb
Ish-Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka folur për punën e institucioneve t...
-
Familjarët e të zhdukurve përgatiten ta padisin Serbinë në Strasburg
Familjarët të cilëve u janë zhdukur më të dashurit e tyre, po përgatiten ta p...
-
Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, “Serbia e Madhe” nuk do të ndodhë
Ish-presidenti i Kroacisë, Stjepan Mesiq, ka evokuar kujtime nga koha kur ai ...
-
Objekti i vjetër i QKMF-së në Fushë Kosovë “vërshohet” nga qentë endacak, komuna thotë se do ta zgjidhë problemin në vitin 2025
Qentë endacak prej kohësh kanë gjetur një strehë të sigurtë në Fushë Kosovë. ...
-
OVL-UÇK në Gjakovë i reagon asamblistes së VV-së Mimoza Shala: Largoni duart nga dëshmorët
OVL-UÇK në Gjakovë ka reaguar ndaj deklaratës së asamblistes së VV-së, Mimoza...
-
Wall Street Journal: Agjencitë amerikane të zbulimit thonë se ndoshta Putini s’e ka urdhëruar vrḁsjen e Navalnyt
Sipas një artikulli të gazetës ‘Wall Street Journal’ të publikuar të shtunën,...
-
Ahmeti: Nuk vendos Mickoski a shkon BDI-ja në opozitë
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka thënë se n...
-
Rrëfimi për mḁsakrën e Rezallës: “M’u qetësua shpirti kur e gjetëm trupin e babait”
Shumë net pa gjumë, vuajtje e mërzi e shoqëruan Shaban Deliun, derisa u ident...
-
Paralajmërimi i ministrit gjerman: Qëllimi i Putinit nuk është Ukraina por Evropa
Gjermania do të vazhdojë mbështetjen e saj për Ukrainën dhe do të kundërshtoj...
-
Rrëfimi i Menduh Thaçit: Gjeneralit të NATO-s dhe ambasadorit amerikan u kërkova ndihmë me lot
Kreu i PDSH-së, Menduh Thaçi, në një intervistë për LIBERO ka rrëfyer për vit...
-
Biden dhe gazetarët do të mblidhen në Shtëpinë e Bardhë për “darkën që dominohet nga humori”
Çdo vit në muajin prill, presidenti në detyrë dhe gazetarët mblidhen në Shtëp...
-
Kryeministri Kurti nga Meja: Lṷfta për lṷftën e Kosovës nuk ka përfunduar më 1999
Në shënim të Ditës së Personave të Zhdukur me Dhunë, në Mejë u mbajt tubim pë...