Xhavit Haliti për dialogun: Të ulemi me BE-në e SHBA-në, t’i hedhim të gjitha letrat në tavolinë
Autori: Gazeta inFokus 07:47 | 24 June 2021
Xhavit Haliti, deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, subjekt ky më i madhi opozitar në Kuvendin e Kosovës, thotë se qeveria aktuale e vendit duhet të definojë qartë qasjen ndaj dialogut me Serbinë, fillimisht para deputetëve në kuvend.
Për më shumë, sipas tij, ajo duhet t’i ruajë raportet me vendet partnere të Kosovës, të cilat, në mënyrë të drejtpërdrejtë janë të përfshira në zhvillimet në dialog dhe rezultatet që i ka prodhuar dhe mund t’i prodhojë ky proces.
“Unë mendoj që duhet të ulemi me të gjithë faktorët, me shtetet e veçanta të Bashkimit Evropian, me BE-në, me institucionet e BE-së në Bruksel. Por, duhet të bisedojmë edhe me përfaqësuesit e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, siç është ambasadori (Philip) Kosnett në Prishtinë dhe duhet t’i hedhim të gjitha letrat në tavolinë. Ne e kemi një problem që po na mundon. Ky është problemi që deklaratat e mëhershme po na pengojnë ta pranojmë realitetin. Realiteti është ky që është dhe ne duhet të ecim më tutje”, theksoi Haliti për REL-in, transmeton Klan Kosova.
Deputeti Haliti shpreh mendimin që Kosova, për të ruajtur raportet pozitive me vendet partnere, nuk duhet të përplaset me qëndrimet e tyre.
“Mendoj që Alfa dhe Omega e një shteti demokratik, e një shteti të përgjegjshëm, është që marrëveshjet që i ka bërë administrata paraprake i njeh edhe kjo dhe vazhdon me punën. Unë mendoj që axhamillëku në politikë duhet të përfundojë dhe duhet të fillojnë përgjegjësitë që të zyrtarizohet politika e jashtme e Kosovës, të zyrtarizohet politika e dialogut, sipas preferencave që ka Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, theksoi Haliti.
Të tjera
-
Hamasi po shqyrton propozimin Izraelit për armëpushim në Gazë
Përfaqësues të grupit të militantëve të Hamasit thanë se kishte marrë të shtu...
-
Presidentja uron Sierra Leonen për pavarësi
Presidentja Vjosa Osmani ka uruar në X homologun e saj të Sierra Leones për D...
-
Australia do e ndihmojë Ukrainën me mbi 61 milionë euro
Australia ka njoftuar një paketë ndihme ushtarake për Ukrainën me vlerë mbi 6...
-
Gjashtë gjëra që duhet të dini për pagat në Zvicër
Nëse jetoni dhe punoni tashmë në Zvicër, (ose jeni gati të zhvendoseni këtu),...
-
“Pjesëmarrja në regjistrimin e popullsisë shumë e lartë”, koordinatorja e OKB-së e kënaqur me procesin
Koordinatorja e OKB-së për Zhvillim, Arnhild Spence, ka thënë se procesi i re...
-
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet
Togerja në Policinë e Kosovës, Antigona Çitaku – Dibrani, ka fituar çmimin nd...
-
Skepticizëm nëse Kurti do t’i sigurojë votat për Kodin Civil
Deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje nuk kanë ndryshuar qëndrim për Kodin Civil,...
-
Mehaj vlerëson se institucionet kanë bërë “punë modeste” për argumentimin e gjenocidit serb
Ish-Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka folur për punën e institucioneve t...
-
Familjarët e të zhdukurve përgatiten ta padisin Serbinë në Strasburg
Familjarët të cilëve u janë zhdukur më të dashurit e tyre, po përgatiten ta p...
-
Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, “Serbia e Madhe” nuk do të ndodhë
Ish-presidenti i Kroacisë, Stjepan Mesiq, ka evokuar kujtime nga koha kur ai ...
-
Objekti i vjetër i QKMF-së në Fushë Kosovë “vërshohet” nga qentë endacak, komuna thotë se do ta zgjidhë problemin në vitin 2025
Qentë endacak prej kohësh kanë gjetur një strehë të sigurtë në Fushë Kosovë. ...
-
OVL-UÇK në Gjakovë i reagon asamblistes së VV-së Mimoza Shala: Largoni duart nga dëshmorët
OVL-UÇK në Gjakovë ka reaguar ndaj deklaratës së asamblistes së VV-së, Mimoza...