Bullgaria ndan 150 mijë vaksina antiCOVID, fiton edhe Kosova
Autori: Gazeta inFokus 12:49 | 03 June 2021
Bullgaria planifikon të siguroj 150 mijë doza të vaksinës antiCOVID për shtetet e Ballkanit Perëndimor, tha sot ministri bullgar i Shëndetësisë, Stoicho Katsarov.
Bullgaria ka përqindjen më të ultë të rasteve në Bashkimin Evropian, por Katsarov theksoi se shteti ka arritur marrëveshje me BE-në për rreth 13-14 milionë doza të vaksinës deri në fund të vitit, dhe mund ta përballojë këtë për t’i ndihmuar edhe vendet e tjera.
“Ideja është të shpërndajmë rreth 150 mijë doza për fqinjët tanë në Ballkanin Perëndimor”, u shpreh Katsarov, duke shtuar se Sofja zyrtare kishte marrë kërkesa nga Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Kosova dhe Bosnjë dhe Hercegovinë.
Siç raporton Reuters, Katsarov ka theksuar se “nevojat tona janë mbuluar plotësisht dhe nuk ekziston ndonjë rrezik që Bullgaria të mbetet pa vaksina”.
Ministri gjithashtu deklaroi se është në pritje të një përgjigje nga Komisioni Evropian në lidhje me atë se si saktësisht duhet të veprojë Bullgaria dhe nëse ajo mund të dhurojë ose të shesë doza. Ai shtoi se Bullgaria dëshiron të dhurojë kryesisht vaksina AstraZeneca.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për nesër
Për të enjten parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe interval...
-
Çka dihet deri tani për mosmarrëveshjen mes familjarëve që eskaloi në tentim vr asje
Tre persona janë plagosur dhe një është lënduar sot në një fshat të Podujevës...
-
A e keni ditur që shumica e kosovarëve nuk e shfrytëzojnë pushimin e plotë sipas Ligjit?
A s’ka punë? A s’ka puntorë? Është kjo fraza të cilën e kemi dëgjuar shumë...
-
Sela godet VLEN-in: Kanë harruar Albinin, tash e përmendin Mickovskin
Ziadin Sela, lider i Aleancës për Shqiptarët është i ftuar të mërkurën në “Pr...
-
Kosova në hapat e fundit drejtë anëtarësimit në KiE
Rruga e Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës vlerësohet se mund ...
-
Policia në Ferizaj shqipton gjoba dhe konfiskon motoçikleta dhe skuterë
Policia në Ferizaj ka njoftuar se sot kanë zbatuar planin operativ “Motoçikle...
-
Një person the*ret me thi*kë te Liqeni i Batllavës
Nga Policia e Kosovës njoftuan sonte se një person ka marrë lëndime trupore t...
-
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave mes gjinisë së njëjtë
Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, ka thënë se deklarata e kryemini...
-
Dumoshi (LDK): Gjitha kërkesat e SBASHK-ut janë të drejta, ne do të kemi komunikim me ta se Qeveria po i neglizhon
Deputetja e LDK-së, Vlora Dumoshi për FrontOnline ka komentuar protestën e SB...
-
“Vrásje në tentativë” – Prokuroria kërkon ndalimin e pesë personave për incidentin e armatosur në Lupç të Podujevës
Prokuroria Themelore e Prishtinës ka kërkuar që pesë persona të ndalohen për ...
-
Blinken: Hamasi duhet të pranojë propozimin për armëpushim
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken shprehu të mërkurën vendosmërinë ...
-
Pesë persona ndalohen për 48 orë për rastin në Lupç ku u pla gosën 4 persona
Pesë persona janë ndaluar për 48 orë si të dyshuar për plagosjet në Lupç të P...