BE-ja akuzon prodhuesin AstraZeneca për vonesa në shpërndarje të vaksinave
Autori: Gazeta inFokus 12:02 | 27 May 2021
Për shkak të vonesave masive në shpërndarjen e vaksinave, Komisioni i BE’së ka akuzuar prodhuesin AstraZeneca për një “shkelje të dukshme” të detyrimeve kontraktuale.
“Kompania britanike-suedeze” nuk përdori të gjitha instrumentet në dispozicion të saj” për t’i dhënë BE-së në kohë sasitë e kontraktuara, deklaroi në Bruksel të mërkurën avokati Rafawl Jeffareli”, i cili e përfaqëson Komisionin e BE dhe vendet anëtare.Në vend të kësaj, kompania “ka dërguar 50 milionë doza në vende të treta”, përcjellë DW.
Një tjetër mosmarrëveshje si ajo me Brexitin?
Bashkimi Evropian ka kontraktuar vitin e kaluar një kërkesë prej 300 milionë vaksina të AstraZeneca.
Në vend të 120 milionë vaksinave sa ishte planifikuar të marrë në tremujorin e parë të këtij viti, kompania i ka dërguar BE-së vetëm 30 milionë.
AstraZeneca pohon se ka pasur probleme në fillim të prodhimit.
Por AstraZeneca nuk e ka realizuar marrëveshjen e kontraktuar as në tremujorin e dytë të këtij viti, sepse ka vënë në dispozicion vetëm 70 në vend të 180 milionë dozave sa parashikon kontrata.
Vonesat në dërgimin e sasive të kontratkuara kanë dëmtuar rëndë edhe fushatën e vaksinimit të BE. BE ishte i zemëruar në veçanti për shkak të faktit se AstraZeneca ka dërguar në Britani të Madhe të gjitha sasitë e kontraktuara, ndërsa në BE jo.
Mosmarrëveshjet e mëdhaKomisioni i BE-së ka paditur kompaninë AstraZeneca para gjykatave në Belgjikë në fund të prillit. Ajo kërkon që të dërgohen të gjitha sasitë e planifkikuara prej rreth 200 milionë dozave, deri në mes të qershorit. Ndryshe, do të kërkojë kompensim të dëmit.
AstraZeneca i ka hedhur poshtë kërkesat e BE. Sipas tyre, kontrata parashikon që kompania duhet të bëjë përpjekjet më të mira të mundshme për të arritur synimet e dakorduara.
Avokati i paditësit, Jeffareli deklaroi para gjykatës se AstraZeneca ka pasur mundësinë që të mobilizojë gjashtë vende për prodhim, në mënyrë që të furnizojë me kohë BE-në. Ai bëri të ditur se në fund të vitit të kaluar kjo kompani ka dërguar vaksina madje edhe në Japoni, nga një vendprodhim në Halix të Holandës.
Të tjera
-
Hamasi po shqyrton propozimin Izraelit për armëpushim në Gazë
Përfaqësues të grupit të militantëve të Hamasit thanë se kishte marrë të shtu...
-
Presidentja uron Sierra Leonen për pavarësi
Presidentja Vjosa Osmani ka uruar në X homologun e saj të Sierra Leones për D...
-
Australia do e ndihmojë Ukrainën me mbi 61 milionë euro
Australia ka njoftuar një paketë ndihme ushtarake për Ukrainën me vlerë mbi 6...
-
Gjashtë gjëra që duhet të dini për pagat në Zvicër
Nëse jetoni dhe punoni tashmë në Zvicër, (ose jeni gati të zhvendoseni këtu),...
-
“Pjesëmarrja në regjistrimin e popullsisë shumë e lartë”, koordinatorja e OKB-së e kënaqur me procesin
Koordinatorja e OKB-së për Zhvillim, Arnhild Spence, ka thënë se procesi i re...
-
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet
Togerja në Policinë e Kosovës, Antigona Çitaku – Dibrani, ka fituar çmimin nd...
-
Skepticizëm nëse Kurti do t’i sigurojë votat për Kodin Civil
Deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje nuk kanë ndryshuar qëndrim për Kodin Civil,...
-
Mehaj vlerëson se institucionet kanë bërë “punë modeste” për argumentimin e gjenocidit serb
Ish-Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka folur për punën e institucioneve t...
-
Familjarët e të zhdukurve përgatiten ta padisin Serbinë në Strasburg
Familjarët të cilëve u janë zhdukur më të dashurit e tyre, po përgatiten ta p...
-
Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, “Serbia e Madhe” nuk do të ndodhë
Ish-presidenti i Kroacisë, Stjepan Mesiq, ka evokuar kujtime nga koha kur ai ...
-
Objekti i vjetër i QKMF-së në Fushë Kosovë “vërshohet” nga qentë endacak, komuna thotë se do ta zgjidhë problemin në vitin 2025
Qentë endacak prej kohësh kanë gjetur një strehë të sigurtë në Fushë Kosovë. ...
-
OVL-UÇK në Gjakovë i reagon asamblistes së VV-së Mimoza Shala: Largoni duart nga dëshmorët
OVL-UÇK në Gjakovë ka reaguar ndaj deklaratës së asamblistes së VV-së, Mimoza...