Dy vëllezër vdiqën për një ditë nga COVID-19 në Malishevë, flasin familjarët
Autori: Gazeta inFokus 17:34 | 28 April 2021
Dy vëllezër nga Malisheva kanë vdekur brenda një dite si pasojë e infektimit me koronavirus. Armend Mazreku, familjar i tyre tha se babi dhe xhaxhai i tij kanë qenë duke u trajtuar në Spitalin e Prizrenit pas infektimit me virusin Covid-19, shkruan Gazeta Express.
Ai në emisionin “Frontal”, në T7, ka thënë se trajtimi në spital nga stafi shëndetësorë ka qenë mjaftë i mirë.
“Babai dhe xhaxhai kanë qenë duke u trajtuar në intensivë në Prizren. Trajtimi ka qenë shumë i mirë, stafi ka qenë shumë mirë, por ndodhi ajo çfarë ndodhi”, ka thënë ai në “Frontal”.
Sipas tij aktualisht të infektuar janë edhe familjarë të tjerë. Ai theksoi se gjendja shëndetësore momentalisht është stabile.
‘Xhaxhai edhe një muaj ka pasur me i ba 64 vjet ndërsa babai edhe dy muaj ka pasur t’i bëj 56 vjet. Edhe familjarët e tjerë janë në vet izolim por janë mirë. Po trajtohen me ilaçe”, ka thënë ai.
Mazreku ka pasur edhe një apel për qytetarët, që të kenë kujdes nga koronavirusi.
“Ju bëj apel gjithë qytetarëve që të kenë kujdes sepse edhe ne vet e kemi anashkaluar Covidin, por ja që ndodhi dhe ishte shumë i vështirë”, ka thënë më tutje ai në T7.
Të tjera
-
Sela godet VLEN-in: Kanë harruar Albinin, tash e përmendin Mickovskin
Ziadin Sela, lider i Aleancës për Shqiptarët është i ftuar të mërkurën në “Pr...
-
Kosova në hapat e fundit drejtë anëtarësimit në KiE
Rruga e Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës vlerësohet se mund ...
-
Policia në Ferizaj shqipton gjoba dhe konfiskon motoçikleta dhe skuterë
Policia në Ferizaj ka njoftuar se sot kanë zbatuar planin operativ “Motoçikle...
-
Një person the*ret me thi*kë te Liqeni i Batllavës
Nga Policia e Kosovës njoftuan sonte se një person ka marrë lëndime trupore t...
-
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave mes gjinisë së njëjtë
Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, ka thënë se deklarata e kryemini...
-
Dumoshi (LDK): Gjitha kërkesat e SBASHK-ut janë të drejta, ne do të kemi komunikim me ta se Qeveria po i neglizhon
Deputetja e LDK-së, Vlora Dumoshi për FrontOnline ka komentuar protestën e SB...
-
“Vrásje në tentativë” – Prokuroria kërkon ndalimin e pesë personave për incidentin e armatosur në Lupç të Podujevës
Prokuroria Themelore e Prishtinës ka kërkuar që pesë persona të ndalohen për ...
-
Blinken: Hamasi duhet të pranojë propozimin për armëpushim
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken shprehu të mërkurën vendosmërinë ...
-
Pesë persona ndalohen për 48 orë për rastin në Lupç ku u pla gosën 4 persona
Pesë persona janë ndaluar për 48 orë si të dyshuar për plagosjet në Lupç të P...
-
Plagosja në Podujevë, një person në rrezik për jetë
Njëri prej katër të plagosurve me armë në Lupç të Podujevë është në rrezik ...
-
Prokuroria jep detajet e fundit nga konflikti mes disa personave në Lupç të Podujevës
Pas konfliktit që ndodhi në mes disa personave në fshatin Lupç të Podujevës, ...
-
Hamza: Gati 4 vjet që punëtorët në Kosovë janë lënë në harresë, askush nuk merret me hallet e tyre
Kryetari i Mitrovicës dhe kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamaz, k...