Kandidati i pavarur për President: Kam mbështetjen e së paku 30 deputetëve
Autori: Gazeta inFokus
10:51 | 11 March 2021
Kandidati i pavarur për president, Nehat Idrizi, në një intervistë ka shpalosur detaje se si i lindi ideja për kandidaturën e tij.
Ai po ashtu tregoi nëse ka përkrahje për ta marrë këtë pozitë.Idrizi tha që idenë për këtë post e shtyu ndërgjegjja patriotike, përvoja dhe përkushtimi për zbatimin e Kushtetutës së Kosovës.“Ideja që të ofrohem për postin e presidentit më ka shtyrë nga ndërgjegja ime patriotike, përvoja e akumuluar e deritashme si edhe përkushtimi për zbatim të Kushtetutës dhe ligjeve, një mënyrë që i shërben komunitetit qytetar të Republikës së Kosovës.
Miqtë e mi të shumtë vendorë kanë qenë ata të cilët më kanë nxitur që të shpallja kandidaturën për këtë pozitë. Vendi ynë ka nevojë për një president në pajtim me përshkrimin Kushtetues”.
Ai po ashtu tha se kandidatura e tij do të përkrahet nga së paku 30 deputetë.
“Kandidatura ime do të përkrahet së paku prej 30 nënshkrimeve të deputetëve të domosdoshëm ashtu siç e parasheh edhe Kushtetuta. Fillimisht kandidatura ime do të pranojë nënshkrimet nga të gjitha subjeket politike shqiptare apo të shumicës prej tyre. Miqtë e mi kanë kontakte me deputetë, mund t’ju them se do të sigurohen se paku 30 nënshkrime”.Idrizi e sheh veten favorit për këtë post, pasi sipas tij, në situatën në të cilën gjendet Kosova, duhet një president apolitik.
“Për rrethanat aktuale në të cilat gjendet Kosova, është më rëndësi që në këtë moment të kemi një president apolitik. Ne edhe nga praktika e kaluar kemi pasë raste kur në qoftë se një person vjen direkt nga politika, lidhet edhe nga vetë përceptimi i publikut është një pozicion jo adekuat që ta kryjë këtë mision siç e parasheh Kushtetuta e Kosovës.Të mos shkohet në zgjedhjet të reja, të zgjidhet presidenti brenda afateve kushtetuese, sepse do të ketë pasoja për Kosovën. Do të hyjmë në një krizë të re institucionale. Një krizë e tillë do të ishte e rrezikshme“, tha ai në RTK

T� tjera
-
Parashikimi i motit për të shtunën
Të shtunën parashikohet mot i vranët dhe herë pas here me reshje lokale shiu,...
-
Ndalohen punimet në një objekt ndërtimi në Prizren, Inspektorati gjen parregullsi
Punimet në një objekt ndërtimi në Prizren janë ndaluar përkohësisht, pasi Ins...
-
Çeku zhvillon takime me prindër në Pejë dhe Gjakovë për Strategjinë e Arsimit
Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Hajrulla Çeku, ka zhvilluar takime me prindë...
-
Protesta e së shtunës në Tiranë, Ambasada e SHBA thirrje qytetarëve të saj: Shmangni zonat pranë institucioneve qeveritare
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë u ka bërë thirrje qyte...
-
Pasiguria gjeopolitike dhe tensionet tregtare, Kanadaja dhe BE-ja krijojnë aleancë të re
Kanadaja dhe Bashkimi Evropian kanë njoftuar krijimin e një aleance të re të ...
-
KFOR-i dhe ambasadori italian diskutojnë koordinimin dhe sigurinë në Kosovë
Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Roberto Vergori, është takuar me ambasado...
-
Dokument| Rina Dragidella, mbesa e Xhelal Sveçlës emërohet kundërligjshëm diplomate në Washington
Rina Dragidella, mbesa e ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ësh...
-
Inspektorati Mjedisor ndërhyn në lagjen “Kodrina” në Prishtinë, urdhërohet pastrimi i mbeturinave ilegale
Inspektorati Mjedisor ka ndërmarrë veprime në lagjen “Kodrina” në Prishtinë, ...
-
Pas fitores së “Listës së Studentëve”, dyshohet se po shkatërrohen dokumente të institucioneve paralele edhe në Kosovë
Kush është kompetent që të reagojë nëse shkatërrohet dokumentacioni në instit...
-
AUV tërheq nga tregu mishin e ngrirë të pulës nga Brazili, konstaton bakterin Salmonella
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka ndaluar përkohësisht shitjen dhe ka u...
-
SHBA-ja konfirmon mbështetjen për misionin e KFOR-it në Kosovë
E Ngarkuara me Punë në Ambasadën amerikane në Prishtinë, Anu Prattipati, ka p...
-
Ambasada e SHBA-së deklarohet për zgjedhjet në Serbi që përmbysën Vuçiqin: I gëzohemi tranzicionit të rregullt të pushtetit
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë uruar Listën Studentore dhe qytetarët e ...



























