Molliqaj kritikon Kurtin: Pse nuk e përmende njohjen reciproke në takim me Lajçakun
Autori: Gazeta inFokus 14:42 | 02 March 2021
Kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj ka thënë se kreu i LVV-së, Albin Kurti në takim me emisarin e BE-së, Miroslav Lajcak nuk ka folur për tri cështje të cilat i ka listuar përmes një shkrimi në Facebook.
Molliqaj ka thënë se Kurti në takimin me Lajçakun askund nuk foli për njohjen e Kosovës nga Serbia, si rezultat final i negociatave, pranimin e subjektivitetit të Kosovës nga Serbia që manifestohet me të drejtën për bashkim me cilindo shtet tjetër, të pagjeturit, dëmet e luftës, etj.
“Krejt çka foli Albin Kurti ishte se si do ta prioritizoj dialogun, por asgjë për premisat e rezultatet. Hartat, Kushtetuta, territori, kufiri marrin rëndësi varësisht se për cilin vend bëhet fjalë. Këtë na e mëson Bashkimi Evropian. Barazia politike dhe ajo ekonomike nuk janë as në plan të dytë kur bëhet fjalë për Kosovën, në sytë e BE-së. Pastaj, lloji i përfaqësuesit që i është caktuar procesit të dialogut e mishëron më së miri këtë pabarazi”, ka thënë ai.
“Për Lajçakun dhe Bashkimin Evropian Kushtetuta e Kosovës është lehtë e ndërrueshme, integriteti territorial është i cenueshëm dhe thellimi e institucionalizimi i ndarjeve etnike i pranueshëm. Por që ky proces të jetë i tillë duhet që edhe linja zyrtare vendore ta mbështes atë. Por siç duket kjo nuk do të jetë problem. Në fakt nuk ka qenë kurrë më lehtë që t’i gjindet mbështetja projektit të Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe. Ky projekt i ndarjes kishte bashkuar shumë qytetarë e aktivistë, në protesta e aksione. Qytetarët i kishin shpallur luftë ndarjes së mundshme, ndërsa organizimi i rezistencës bëhej nga Lëvizja VETËVENDOSJE!. Pyetja është se çka ndërroi? Asgjë më shumë se karriga e Kurtit”, ka përfunduar Molliqaj
Të tjera
-
Hamasi po shqyrton propozimin Izraelit për armëpushim në Gazë
Përfaqësues të grupit të militantëve të Hamasit thanë se kishte marrë të shtu...
-
Presidentja uron Sierra Leonen për pavarësi
Presidentja Vjosa Osmani ka uruar në X homologun e saj të Sierra Leones për D...
-
Australia do e ndihmojë Ukrainën me mbi 61 milionë euro
Australia ka njoftuar një paketë ndihme ushtarake për Ukrainën me vlerë mbi 6...
-
Gjashtë gjëra që duhet të dini për pagat në Zvicër
Nëse jetoni dhe punoni tashmë në Zvicër, (ose jeni gati të zhvendoseni këtu),...
-
“Pjesëmarrja në regjistrimin e popullsisë shumë e lartë”, koordinatorja e OKB-së e kënaqur me procesin
Koordinatorja e OKB-së për Zhvillim, Arnhild Spence, ka thënë se procesi i re...
-
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet
Togerja në Policinë e Kosovës, Antigona Çitaku – Dibrani, ka fituar çmimin nd...
-
Skepticizëm nëse Kurti do t’i sigurojë votat për Kodin Civil
Deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje nuk kanë ndryshuar qëndrim për Kodin Civil,...
-
Mehaj vlerëson se institucionet kanë bërë “punë modeste” për argumentimin e gjenocidit serb
Ish-Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka folur për punën e institucioneve t...
-
Familjarët e të zhdukurve përgatiten ta padisin Serbinë në Strasburg
Familjarët të cilëve u janë zhdukur më të dashurit e tyre, po përgatiten ta p...
-
Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, “Serbia e Madhe” nuk do të ndodhë
Ish-presidenti i Kroacisë, Stjepan Mesiq, ka evokuar kujtime nga koha kur ai ...
-
Objekti i vjetër i QKMF-së në Fushë Kosovë “vërshohet” nga qentë endacak, komuna thotë se do ta zgjidhë problemin në vitin 2025
Qentë endacak prej kohësh kanë gjetur një strehë të sigurtë në Fushë Kosovë. ...
-
OVL-UÇK në Gjakovë i reagon asamblistes së VV-së Mimoza Shala: Largoni duart nga dëshmorët
OVL-UÇK në Gjakovë ka reaguar ndaj deklaratës së asamblistes së VV-së, Mimoza...