Milaim Zeka i del në krah Albin Kurtit: AKP-ja është miniera e krimit në Kosovë
Autori: Gazeta inFokus 11:00 | 23 February 2021
Ish deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka i ka dalë në krahë Albin Kurtit rreth shqetësimi të tij që Agjencia Kosovare e Privatizimit ka filluar të bëjë privatizime.
Sipas Zekës, AKP-ja është miniere e krimit në Kosovë, shkruan Gazeta Infokus.
“Kryeministri ne ardhje, Albin Kurti, ka shprehur sot nje shqetesim real, ku i ka bere thirreje Bordit te Agjencionit Kosovar te Privatizimit, “qe te mos sfidoje mekanizmat e shtetit”.Njera nga minierat e krimit ne Kosove ka qene, dhe mbetet, ky institucion.”, ka shkruar ai.
Sipas Zekës krejt pasuria e Kosovës është shitur sa një fabrikë e cigareve në Nish.
“Krejte pasuria e Kosoves eshte shitur nga keta xheparosha kriminel, aqe sa eshte shitur nje fabrike e cigareve ne Nish. Mbi bazen e kesaje, qeveria ne ardhje duhet te hap hetime per çdo privatizim, dhe t’i dergoje perpara drejtesise te gjithe ata qe e gllabruan pasurine e prinderve dhe femijeve tane.Ky agjencion ka ngelur qe vetem edhe grate e varret me na i qite ne shitje, dhe me i privatizu per vete…!!!”, ka shkruar mes tjerash ai.
Kujtojmë që kreu i LVV-së, Albin Kurti i ka shkruar një letër të hapur AKP-së që të ndal privatizimet.
“E shoh shumë të rëndësishme që publikisht t’i drejtohem bordit të AKP-së me kërkesë që të mos sfidojë mekanizmat institucional dhe të mos provojë të hapë valë të reja të privatizimit apo likuidimit në kundërshtim me vendimet që janë në fuqi”, ka shkruar Kurti./Gazeta Infokus/
.
Të tjera
-
Deputeti finlandez Kiljunen: Kosova u dakordua për Asociacionin si element për anëtarësimin në KiE
Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme i Parlamentit të Finlandës, Kimmo K...
-
Policia arrẹston në Bërnjak një të dyshuar për krimẹ luftẹ në Gjakovë
Policia e Kosovës ka arrestuar të shtunën një person nën dyshimet për krime l...
-
25 vjetori i mἀsakrës së Mejës, Presidentja Osmani e quan “Srebrenicë të Kosovës”
Në 25 vjetorin e masakrës së Mejës, Presidentja Vjosja Osmani e kryeministri ...
-
Azemi: Ferizaj po kundërmon nga mbeturinat, shëndeti po rrẹzikohet nga i papërgjegjshmi Agim Aliu
Kryetari i LDK-së në Ferizaj, Visar Azemi ka thënë se gjendja me mbeturinat n...
-
Qeveria e Kosovës i kundërpërgjigjet Listës Serbe për kamerat e vendosura në veri
Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu i është kundërpërgjigjur pretendimeve ...
-
Aksioni i Policisë së Kosovës: Identifikohen 76 lëmoshë kërkues nga Kosova dhe Shqipëria
Për 13 ditë, Policia e Kosovës ka zbatuar një aksion për parandalimin e trafi...
-
Përparim Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se kanë rritur k...
-
Pas Arbitrazhit, Kosova dështon edhe në Londër – do t’i paguajë ContourGlobalit 20 milionë euro
Gjykata Komerciale në Londër ka lënë në fuqi një vendim të Gjykatës Ndërkombë...
-
Zbulohet pllaka “Shtëpia e Durimit” në Shtëpinë Tradicionale të Familjes Qerkezi – Muzeu Historik 1999
Është zbuluar pllaka “Shtëpia e Durimit” në Shtëpinë Tradicionale të Familjes...
-
Pahor po përgatit një draft për dialogun Kosovë-Serbi, fillimisht dëshiron të koordinohet me Borrellin dhe vendet e QUINT-it
Ish-presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor së fundmi është duke u përmendur si ...
-
Krasniqi kujton Masa*rën e Mejës: Ajo flet për viktimën dhe agresorin më fuqishëm dhe më drejtë se cilado gjykatë
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka kujtuar masa...
-
Rohde për të pagjeturit: Keqardhje që s’është bërë progres në 3 vitet e fundit për shkak të bllokadës politike
Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, në Ditën Kombëtare për Personat e Z...