Sizmologu kosovar paralajmëron ndërtuesit: Ka gjasa që në këto qytete të bie tërmet
Autori: Gazeta inFokus 09:56 | 22 February 2021
Sizmologu Shemsi Mustafa ka thënë se Kosova duhet të përgatitet që në të ardhmen mund të dridhet nga një tërmet deri 6.5 ballë Rihteri dhe se ndërtuesit duhet të kenë parasysh këtë kur ndërtojnë ndërtesat, duke përfillur gjitha parametrat.
Mustafa ka folur pas dridhjeve të fundit të tokës që u regjistruan në Gjilan në fundjavë.
Ai tha se tërmeti në Gjilan të shtunën ishte i intensitetit shumë të ulët dhe se nuk ka pasur arsye për shqetësim të qytetarëve.
“Por, ishte një e dhënë shtesë për ne sizmologët të Institutit Sizmologjik të Kosovës, që të dimë më saktësisht ku i kemi zonat me aktivitet sizmik më të lartë. Bazuar në të kaluarën që kjo zonë është goditur nga tërmete të fuqishme, pra dihet mirë që në vitin 1921 zona Ferizaj, Viti, Gjilan është goditur nga një tërmet i fuqishëm 6.1 ballë Rihteri, më i forti që ka goditur ndonjëherë Kosovën. Pastaj në vitin 2002, Gjilani është goditur nga tërmet 5.7 shkallë Rihteri. Tërmeti i kësaj fundjave na tregon se ajo është zonë sizmike që duhet pasur konsideratë dhe është parametër shumë i rëndësishëm për ndërtuesit në atë zonë”, ka thënë Mustafa në KTV.
Ai ka thënë se në aspektin sizmik duhet pasur parasysh dy parametra. Njëri është rreziku sizmik e tjetri risku sizmik.
“Sa i përket rrezikut sizmik besoj se gjithë qytetarët e Kosovës janë të informuar se çfarë rreziku sizmik mund të ketë Kosova, duke u bazuar në të kaluarën, në katalogun historik të tërmeteve, në hartën e rrezikut sizmike, në tektonikën, topografinë. Kosova gjendet në një zonë me aktivitet relativisht të lartë dhe kjo tregon se në të ardhmen territori i Kosovës mund të goditet nga tërmete të fuqisë së madhe, që mund të shkatërrojnë apo dëmtojnë ndërtesa, e të shkaktohen edhe viktima. Këtë parametër nuk mund ta ndryshojmë. Bazuar në studimet e të kaluarës, por edhe në aspektin tektonik, dalin me rezultate që brenda kësaj periudhe, brenda 100 vjetëve, mund të përsëritet një tërmet që ka goditur në të kaluarën, 6.1, të përsëritet një tërmet me magnitudë maksimale 6.5 ballë Rihteri. Kështu e thonë të gjitha, edhe studimet tona edhe të Balkanit. Kosova mund të përballet me një tërmet maksimal 6.5 shkallë Rihteri në tri zonat që i kemi me aktivitet sizmik më të lartë, e që ndërtuesit duhet ta kenë parasysh”, ka thënë Mustafa.
“Zonat që kanë ngjashmëri të një tërmeti të pritshëm, si Ferizaj, Viti, Gjilan, është zona Prizren-Gjakovë, Pejë-Istog dhe zonat veriore të Kosovës, mund të godet një tërmet në të ardhmen me magnitudë deri 6.5 shkallë. E zona e Drenicës dhe apo Prishtinë – Mitrovicë mund të goditet nga një tërmet në të ardhmen me 6.0 deri 6.2 shkallë Rihteri”.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për nesër
Për të enjten parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe interval...
-
Çka dihet deri tani për mosmarrëveshjen mes familjarëve që eskaloi në tentim vr asje
Tre persona janë plagosur dhe një është lënduar sot në një fshat të Podujevës...
-
A e keni ditur që shumica e kosovarëve nuk e shfrytëzojnë pushimin e plotë sipas Ligjit?
A s’ka punë? A s’ka puntorë? Është kjo fraza të cilën e kemi dëgjuar shumë...
-
Sela godet VLEN-in: Kanë harruar Albinin, tash e përmendin Mickovskin
Ziadin Sela, lider i Aleancës për Shqiptarët është i ftuar të mërkurën në “Pr...
-
Kosova në hapat e fundit drejtë anëtarësimit në KiE
Rruga e Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës vlerësohet se mund ...
-
Policia në Ferizaj shqipton gjoba dhe konfiskon motoçikleta dhe skuterë
Policia në Ferizaj ka njoftuar se sot kanë zbatuar planin operativ “Motoçikle...
-
Një person the*ret me thi*kë te Liqeni i Batllavës
Nga Policia e Kosovës njoftuan sonte se një person ka marrë lëndime trupore t...
-
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave mes gjinisë së njëjtë
Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, ka thënë se deklarata e kryemini...
-
Dumoshi (LDK): Gjitha kërkesat e SBASHK-ut janë të drejta, ne do të kemi komunikim me ta se Qeveria po i neglizhon
Deputetja e LDK-së, Vlora Dumoshi për FrontOnline ka komentuar protestën e SB...
-
“Vrásje në tentativë” – Prokuroria kërkon ndalimin e pesë personave për incidentin e armatosur në Lupç të Podujevës
Prokuroria Themelore e Prishtinës ka kërkuar që pesë persona të ndalohen për ...
-
Blinken: Hamasi duhet të pranojë propozimin për armëpushim
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken shprehu të mërkurën vendosmërinë ...
-
Pesë persona ndalohen për 48 orë për rastin në Lupç ku u pla gosën 4 persona
Pesë persona janë ndaluar për 48 orë si të dyshuar për plagosjet në Lupç të P...