Sloganet e partive për zgjedhjet e 14 shkurtit, çfarë domethënie kanë
Autori: Gazeta inFokus 12:54 | 21 January 2021
Kanë mbetur edhe 24 ditë deri në datën e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme në vend.
Edhe pse fushata elektorale zyrtarisht do të nisë më 3 shkurt dhe do të përfundojë më 12 shkurt, partitë politike ka kohë që e kanë nisur atë duke shkelur hapur rregullat anti-Covid, për çka në anën tjetër qytetarët janë dënuar dhe vazhdojnë të dënohen çdo ditë.Ndërsa po mbajnë tubime në restorante, oda, dhe po u shkojnë derë më derë qytetarëve pa qarë kokën për mundësinë e infektimit me Covid, shumica e partive kanë zbuluar edhe sloganet me të cilat do të garojnë në zgjedhjet e reja.
Lëvizja Vetëvendosje mbrëmë prezantoi sloganin e saj që do të qohet “Krejt dhe Drejt”.
Kreu i VV-së, Albin Kurti, pasi e prezantoi sloganin nuk dha ndonjë shpjegim pse ky slogan, por shkruajti në Facebook se “Referendumi që do ta kthejë Kosovën kah e mbara, nuk mund të ndalet!”.
Por kandidatja për presidente nga Vetëvendosje, Vjosa Osmani, e cila do të garojë për deputete nën petkun e VV-së dha sqarime pse një slogan i tillë.
Fjalën “Krejt” e lidhi me “shumicën”, kurse “drejt” me fitoren.
“Krejt, sepse fryma mobilizuese është me shumicën, sepse ata e bëjnë dallimin!Krejt, sepse vetëm shumica mund t’i bëjë ndryshimet!Krejt, sepse sa herë që jemi bërë bashkë, kemi dalë fitues!Drejt, sepse vetëm në këtë mënyrë e krijojmë diferencën!Drejt, sepse vetëm me drejtësi garantohet përfaqësimi i barabartë qytetar!Drejt, sepse i drejti gjithmonë del fitues!”, ka shkruar ajo
“Rimëkëmbje”
Partia Demokratike e Kosovës që në këto zgjedhje ka kandidat për kryeministër Enver Hoxhajn, në mungesë të Kadri Veselit që gjendet në Hagë, ka vendosur të garojë në zgjedhjet e 14 shkurtit me sloganin “Rimëkëmbje”.
Si arsye pse kanë vendosur të garojnë me këtë slogan kanë deklaruar se duan ta rimëkëmbin Kosovën në të gjitha fushat.“Mbesim në Lidhje”Lidhja Demokratike e Kosovës që edhe në këto zgjedhje kandidon me Avdullah Hotin për kryeministër, ka përzgjedhur një slogan që lidhet me emrin e partisë.
“Mbesim në Lidhje” është slogani i LDK-së e shoqëruar bashku edhe me një zemër të kuqe, çka e kanë ndërlidhur edhe me ditën e të dashuruarve 14 shkurtin, ditë kur mbahen edhe zgjedhjet.
“Ramushi president 2021”
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka slogan krejt ndryshe që nuk lidhet me qeverinë, por me presidencën.
“Ramushi president” është slogani i kësaj partie, pasi AAK në këtoi zgjedhje nuk ka kandidat për kryeministër.Pretendimi i AAK-së është që lideri i tyre Ramush Haradinaj të bëhet president i vendit.
“Mbrojtja e vlerave kombëtare”
Partia e Fatmir Limajt, Nisma Socialdemokrate e cila në këto zgjedhje ka synim kalimin e pragut parazgjedhor si slogan ka “mbrojtjen dhe ruajtjen e vlerave kombëtare”.Në çdo takim që po mban me struktura kjo parti thotë se beteja e tyre është mbrojtja e vlerave kombëtare
Të tjera
-
A e keni ditur që shumica e kosovarëve nuk e shfrytëzojnë pushimin e plotë sipas Ligjit?
A s’ka punë? A s’ka puntorë? Është kjo fraza të cilën e kemi dëgjuar shumë...
-
Sela godet VLEN-in: Kanë harruar Albinin, tash e përmendin Mickovskin
Ziadin Sela, lider i Aleancës për Shqiptarët është i ftuar të mërkurën në “Pr...
-
Kosova në hapat e fundit drejtë anëtarësimit në KiE
Rruga e Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës vlerësohet se mund ...
-
Policia në Ferizaj shqipton gjoba dhe konfiskon motoçikleta dhe skuterë
Policia në Ferizaj ka njoftuar se sot kanë zbatuar planin operativ “Motoçikle...
-
Një person the*ret me thi*kë te Liqeni i Batllavës
Nga Policia e Kosovës njoftuan sonte se një person ka marrë lëndime trupore t...
-
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave mes gjinisë së njëjtë
Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, ka thënë se deklarata e kryemini...
-
Dumoshi (LDK): Gjitha kërkesat e SBASHK-ut janë të drejta, ne do të kemi komunikim me ta se Qeveria po i neglizhon
Deputetja e LDK-së, Vlora Dumoshi për FrontOnline ka komentuar protestën e SB...
-
“Vrásje në tentativë” – Prokuroria kërkon ndalimin e pesë personave për incidentin e armatosur në Lupç të Podujevës
Prokuroria Themelore e Prishtinës ka kërkuar që pesë persona të ndalohen për ...
-
Blinken: Hamasi duhet të pranojë propozimin për armëpushim
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken shprehu të mërkurën vendosmërinë ...
-
Pesë persona ndalohen për 48 orë për rastin në Lupç ku u pla gosën 4 persona
Pesë persona janë ndaluar për 48 orë si të dyshuar për plagosjet në Lupç të P...
-
Plagosja në Podujevë, një person në rrezik për jetë
Njëri prej katër të plagosurve me armë në Lupç të Podujevë është në rrezik ...
-
Prokuroria jep detajet e fundit nga konflikti mes disa personave në Lupç të Podujevës
Pas konfliktit që ndodhi në mes disa personave në fshatin Lupç të Podujevës, ...