Ramush Haradinaj prezanton edhe disa kandidatë për deputetë, nga Podujeva, Gjakova, Vushtrria e Vitia
Autori: Gazeta inFokus 15:34 | 15 January 2021
Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka prezantuar sot edhe disa kandidatë për deputetë në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Nga Podujeva, Gjakova, Vushtrria e Vitia, Haradinaj ka thënë se AAK hyn në këto zgjedhje me një përfaqësim të ekuilibruar të politikanëve të mirë e me përvojë, ekspertëve, profesionistëve, nga grupmosha të ndryshme, shumë prej të cilëve sfidohen për herë të parë në garën zgjedhore.
“Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës hyn në këto zgjedhje me një përfaqësim të ekuilibruar të politikanëve të mirë e me përvojë, ekspertëve, profesionistëve, nga grupmosha të ndryshme, shumë prej të cilëve sfidohen për herë të parë në garën zgjedhore.
Nga Podujeva në listën e AAK-së do të jenë dy personalitete shumë të nderuara. Baki Feta, është ndërmarrës i suksesshëm në rajonin e Llapit e Gollakut. Vjen nga një familje me traditë kombëtare dhe patriotike dhe ishte luftëtar i UÇK-së në Brigadën 138 “Agim Ramadani”. Gjithashtu pjesë e listës së AAK-së do të jetë edhe një ndër ekonomistët e parë në Llap. Xhafer Arifaj njihet si njeri i thjeshtë por guximtar, që kontriboi shumë për rininë studentore gjatë tërë jetës së tij.
Një tjetër personalitet, që do të jetë pjesë e listës së AAK-së është Rifat Sylejmani. Luftëtar i dalluar i UÇK-së, oficer karriere, ai luajti rol të rëndësishëm në TMK dhe FSK. I urojmë suksese në politikë.
Nga Gjakova, pjesë e listës do të jenë edhe Florentina Gjergjaj e Gresa Pozhegu. Florentina Gjergjaj ka përfunduar Master në Menaxhment dhe Informatikë. Ka përvojë pune mbi dhjetë vjeçare në arsim dhe aftësim profesional. Ajo fitoi besimin e qytetarëve në Gjakovë për anëtare të Kuvendit të Komunës në zgjedhjet e fundit komunale, si femra më e votuar.
Gresa Pozhegu është juriste e diplomuar dhe është në përfundim të Masterit në juridik – penal. Aleanca mbështet politikat që sa më shumë të rinj të jenë pjesë e vendimmarrjes, andaj propozimi i saj nga organizata rinore e Aleancës ishte i mirëpritur nga të gjithë ne.
Floriana Leku Sadiku vjen nga Vushtrria. Me profesion është ekonomiste dhe rrjedh nga një familje intelektuale mitrovicase. Ka përvojë pune në shumë projekte që kanë të bëjnë me ekonominë, zhvillimin e mekanizmave financiarë e të tjera.
Listën e Aleancës, e ka pasuruar edhe një njeri me përvojë të çmuar politike. Samet Dalipi ka qenë kryetar i Komunës së Vitisë dhe ka kryer detyra të tjera në institucione të larta shtetërore. Sameti është doktor shkencave politike dhe ka vazhduar studime postdiplomike në kryeqytetin e SHBA-vë, në Universitetin Fullbright. Njëkohësisht ai është edhe ligjërues universiteti.
Energjia pozitive, përgatitja shkollore, përvoja, profesionalizmi dhe përkushtimi i tyre për të përkrahur dhe mbështetur proceset në fuqizimin e shtetit janë mbresëlënëse” shkruan Haradinaj në njoftim.
Të tjera
-
Maqedonci nga Budapesti: Theksova qëllimin tonë si shtet për të iu bashkuar NATO-s
Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci ka marrë pjesë në konferencën ...
-
Deputeti finlandez Kiljunen: Kosova u dakordua për Asociacionin si element për anëtarësimin në KiE
Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme i Parlamentit të Finlandës, Kimmo K...
-
Policia arrẹston në Bërnjak një të dyshuar për krimẹ luftẹ në Gjakovë
Policia e Kosovës ka arrestuar të shtunën një person nën dyshimet për krime l...
-
25 vjetori i mἀsakrës së Mejës, Presidentja Osmani e quan “Srebrenicë të Kosovës”
Në 25 vjetorin e masakrës së Mejës, Presidentja Vjosja Osmani e kryeministri ...
-
Azemi: Ferizaj po kundërmon nga mbeturinat, shëndeti po rrẹzikohet nga i papërgjegjshmi Agim Aliu
Kryetari i LDK-së në Ferizaj, Visar Azemi ka thënë se gjendja me mbeturinat n...
-
Qeveria e Kosovës i kundërpërgjigjet Listës Serbe për kamerat e vendosura në veri
Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu i është kundërpërgjigjur pretendimeve ...
-
Aksioni i Policisë së Kosovës: Identifikohen 76 lëmoshë kërkues nga Kosova dhe Shqipëria
Për 13 ditë, Policia e Kosovës ka zbatuar një aksion për parandalimin e trafi...
-
Përparim Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se kanë rritur k...
-
Pas Arbitrazhit, Kosova dështon edhe në Londër – do t’i paguajë ContourGlobalit 20 milionë euro
Gjykata Komerciale në Londër ka lënë në fuqi një vendim të Gjykatës Ndërkombë...
-
Zbulohet pllaka “Shtëpia e Durimit” në Shtëpinë Tradicionale të Familjes Qerkezi – Muzeu Historik 1999
Është zbuluar pllaka “Shtëpia e Durimit” në Shtëpinë Tradicionale të Familjes...
-
Pahor po përgatit një draft për dialogun Kosovë-Serbi, fillimisht dëshiron të koordinohet me Borrellin dhe vendet e QUINT-it
Ish-presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor së fundmi është duke u përmendur si ...
-
Krasniqi kujton Masa*rën e Mejës: Ajo flet për viktimën dhe agresorin më fuqishëm dhe më drejtë se cilado gjykatë
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka kujtuar masa...