Pas shkarkimit të konsujve, anëtari i VV-së: Politika e jashtme kosovare ka degraduar
Autori: Gazeta inFokus 08:56 | 27 November 2020
Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Kreshnik Ahmeti ka thënë në një intervistë për Ekonomia Online se shkarkimi i konsujve nga ushtruesja e detyrës së presidentit Vjosa Osmani, është vendim i drejt pasi që caktimi i tyre është bërë jashtëligjshëm.
“Janë hapa të duhur dhe shpresojmë që janë hapat e parë në kuadër të një procesi të vendimeve që do të duhej t’i merrte ushtruesja e detyrës së presidentit zonja Osmani sepse përveç caktimeve në misione të cilat janë bërë në mënyrë të parregullt kemi edhe gradimeve që janë bërë jashtëligjshëm që ka qenë gjithashtu edhe aty i përfshirë ish presidenti Thaçi”.Ahmeti ka thënë se deklarata e kryeministrit Avdullah Hoti se ai nuk ka dijeni për emërimin e këtyre kosnujve, tregon që Kosova realisht nuk ka Qeveri.“Kjo tregon që realisht në Kosovë nuk kemi Qeveri.
Pra është një urgjencë e madhe e rrejshme e partive të vjetra që të zgjedhin një president të ri sepse thonë se nuk kemi president por që realisht presidente kemi. Po vepron në vendosjen e ligjit por çfarë nuk kemi është Qeveria. Është e pabesueshme që një kryeministër legjitim sikur ky që e kemi të mos e dijë dhe të mos arrij të menaxhojë ministri të cilat i ka në kabinetin e tij”, ka shtuar ai.Ahmeti ka thënë se politika e jashtme kosovare ka degraduar jashtëzakonisht shumë.
“Politika e jashtme kosovare ka degraduar jashtëzakonisht shumë në dy shtyllat e saj sikurse në qëndrimet politike të cilat kanë degraduar me zotimet personale të Hotit në Washington me 4 shtator. Sikur në mekanizmin e politikës së jashtme që është Ministria e Punëve të Jashtme dhe shërbimi diplomatik ku bëhen caktime në misione si këto të fundit që i pamë e nuk ka as koordinim dhe as menaxhim të përbashkët brenda Qeverisë” ka përfunduar Ahmeti.
Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, ka shfuqizuar katër dekrete për emërimin e konsujve të përgjithshëm në Pragë, Lubjanë, Shkup dhe Tiranë.Nga zyra e Presidencës thuhet se sa i përket tri rasteve të para, emërimet janë bërë në kundërshtim me ligjin pasi janë hapur konsullata të përgjithshme në qytete ku dhe ka ambasada.Ndërkaq, sa i përket rastit të katërt, atij të konsullit në Tiranë, Presidentja Osmani ka vendosur ta shfuqizojë dekretin për emërimin e konsullit të përgjithshëm, në përputhje me propozimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme, propozim ky i cili sipas njoftimit nuk ishte marrë për bazë nga ish-presidenti Hashim Thaçi.
Të tjera
-
A e keni ditur që shumica e kosovarëve nuk e shfrytëzojnë pushimin e plotë sipas Ligjit?
A s’ka punë? A s’ka puntorë? Është kjo fraza të cilën e kemi dëgjuar shumë...
-
Sela godet VLEN-in: Kanë harruar Albinin, tash e përmendin Mickovskin
Ziadin Sela, lider i Aleancës për Shqiptarët është i ftuar të mërkurën në “Pr...
-
Kosova në hapat e fundit drejtë anëtarësimit në KiE
Rruga e Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës vlerësohet se mund ...
-
Policia në Ferizaj shqipton gjoba dhe konfiskon motoçikleta dhe skuterë
Policia në Ferizaj ka njoftuar se sot kanë zbatuar planin operativ “Motoçikle...
-
Një person the*ret me thi*kë te Liqeni i Batllavës
Nga Policia e Kosovës njoftuan sonte se një person ka marrë lëndime trupore t...
-
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave mes gjinisë së njëjtë
Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, ka thënë se deklarata e kryemini...
-
Dumoshi (LDK): Gjitha kërkesat e SBASHK-ut janë të drejta, ne do të kemi komunikim me ta se Qeveria po i neglizhon
Deputetja e LDK-së, Vlora Dumoshi për FrontOnline ka komentuar protestën e SB...
-
“Vrásje në tentativë” – Prokuroria kërkon ndalimin e pesë personave për incidentin e armatosur në Lupç të Podujevës
Prokuroria Themelore e Prishtinës ka kërkuar që pesë persona të ndalohen për ...
-
Blinken: Hamasi duhet të pranojë propozimin për armëpushim
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken shprehu të mërkurën vendosmërinë ...
-
Pesë persona ndalohen për 48 orë për rastin në Lupç ku u pla gosën 4 persona
Pesë persona janë ndaluar për 48 orë si të dyshuar për plagosjet në Lupç të P...
-
Plagosja në Podujevë, një person në rrezik për jetë
Njëri prej katër të plagosurve me armë në Lupç të Podujevë është në rrezik ...
-
Prokuroria jep detajet e fundit nga konflikti mes disa personave në Lupç të Podujevës
Pas konfliktit që ndodhi në mes disa personave në fshatin Lupç të Podujevës, ...