BE-ja, ajvari maqedonas dhe çamçakëzat e bullgarëve
Autori: Muhamer Pajaziti 15:38 | 24 November 2020
Muhamer Pajaziti
Me shfaqjen e vetos bullgare, shumë analistë maqedonas dhe pro rus kanë filluar të adresojnë kritika ndaj BE-së, duke e quajtur të integerimin evropian si të pa perspektivë.
Kësaj i thonë “hidhërohu me gomarin e biri samarit”. Është e vërtetë se, Evropa i ka punët keq dhe se kriza që ajo kalon lidhet me ritmin e rritjes së saj ashtu edhe me orientimet politike, me natyrën e qeverisjes së saj ekonomike si edhe me deficitet sociale dhe demokratike, por sa kanë të drejtë këtu të flasin shtete si Maqedonia, Hungaria, Bullgaria e Polonia.
Bullgarët para hyrjes në BE-së vinin në tregjet e Maqedonisë për të shitur gjëra në këmbim të çamçakëzave. Ishin të lodhur dhe rraskapitur nga skamja dhe mjerimi. Lada-t dhe Varburgët timosnin gjithë ambientin ku lëviznin.
Kur shkonim për pushime në Bullgari, skishe se ku ti shpenzoje paratë dhe ushqimi më luksozë që llogaritej ishte pula e pjekur.
Me hyrjen në BE, më nuk këndohet kjo këngë, Bullgarët kanë rritur dukshëm standardin, dhe kjo falë fondeve strukutore evropiane me vlerën e miliarda eurove.
Shumë të rinjë kanë filluar punë por edhe kanë hapur ndërrmarje në Shtetet Anëtare. Disave ju ka dhënë mundësia që të shkollohen në universitetet më prestigjioze evropiane. Në fillim ky shteti mbeti pa rini, ndërsa të dhënat e fundit flasin se ata po kthehen për të investuar në Bullgari. Tani kaciku i bullgarisë ka të drejtën e vetos, barabartë me gjermanin e francezin.
Po rumunët. Deri para pak kohe, ata i shihje të grumbulluar fushave e arave të Maqedonisë, ku largoheshin me furgonë e taksi për të ikur në në mënyrë ilegale për të punuar në Greqi. Disa punonin në të zezë në vende tjera evropiane evropiane. Ishin të varfër e të këputur skajshmërisht. Po sot nuk është e njëjta situatë. Rumania ka përfituar nga fondet e BE në të dy periudhat para dhe pas aderimit.
Para aderimit ky vend ballkanik ka përfituar nga fondet e para aderimit në një shumë që kap shifrën e 5 miliard eurove. Ndërsa, pas anëtarësimit, në cilësinë e vendit anëtar të Bashkimit Europian, Rumania ka përfituar nga fondet strukturore një shumë e cila kap shifrën e 17.3 miliard euro për periudhën 2007-2013. Kjo ndihmë ka vazhduar edhe me kornizës financiare të fondeve strukturore për periudhën 2014-2020.
Tani ky shtet, është lidhur me Rusinë dhe i bën probleme BE-së. Hungarisë ju bashkua edhe Polonia për ta bllokuart buxhetin e BE-së. Ndikimi rus, i detyron që ti bëjnë opstruksione evropianëve, ndonëse BE-ja i bëri shtëpi dhe mirëqenie dhe begati.
Edhe Poloninë e mbajmë mend para se të bëhej pjesë e BE-së. Ky shtet përballej me papunësi të madhe dhe mjerim. Shumë ballkanas shkonin e vizitonin Polonin dhe me 100 dollar paguanin për të gjithë të pranishmit në bare dhe restorante e mos të flasim për gjëra tjera.. Pas anëtarësimit ekonomia polake filloi të rritet dukshëm.
Të lëmë anash këto shtete, por ç’kanë analistët pro rus maqedonas që i vërsulen BE-së. Cfajë ka BE-ja që ky shtet nuk është në gjendje ti kryej detyrat e veta në planin e brendshëm dhe të jashtëm.
Ky shtet që thirret si multi-etnik ndërsa shkel me këmbë e duar të drejtar themelore të komuniteteve jo shumicë, sidomos shqiptarëve që mbajnë gjallë ekonominë e venedit.
Ky shtet që ekonomisht është i falimentuar dhe nuk plotëson asnjë kriter të konvergjencës. Ky shtet që nuk është i aftë të sigurojë mirëqenie dhe rahati për shtetasit e vet, të cilët e braktisin cdo ditë për një jetë të re në vendet Evropiane. Ky shtet me politikanë hajdutë dhe disa që ende endërrojnë rritjen e ndikimin rus, pa menduar se me këtë rritet edhe skamja e varfëria.
Ky shtet që nuk prodhon asgjë, e akoma krenohet me ajvarin e specave të kuq.
Të tjera
-
Ngjarjet e datës 8 maj
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në 25-vjetorin e masakrës ...
-
Gazetarja Ardiana Thaçi Mehmeti cak i sulm*eve në grupin Albkings
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës me shqetësim të thellë i ka përcjellë rap...
-
Scholz: Siguria dhe stabiliteti i Ballkanit Perëndimor nuk duhet të merren si të mirëqena
Siguria dhe stabiliteti i shteteve të Ballkanit Perëndimor nuk mund të merren...
-
Hamiti: Imazhi i Kosovës më i keqi në historinë e vendit, ky është ndryshimi që bënë Vetëvendosje e Guxo
Muhamet Hamiti, anëtar i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK)...
-
Lajçaku takon asistentin special të Bidenit, flasin për raportet BE-SHBA
I dërguari Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav L...
-
Ndahet nga jeta infermieri dhe veterani i UÇK-së
Ish-veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe infermieri Skender Hoti, ng...
-
Behrami: Kurti është mjeshtër i manipulimit publik, krejt ka me i pranu
Sipas analistit Artan Behrami, kryeministri Albin Kurti është “mjështër i man...
-
Tubimi me rininë në Prishtinë, Abdixhiku përmend zgjedhjet: LDK e mobilizuar, e fortë përballë secilës betejë
Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, thotë se partia që ai udhëheq është e g...
-
Osmani tregon për takimet në Samitin e Biznesit SHBA-Afrikë: Mundësi e vlefshme për të nxitur më shumë bashkëpunim
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë në Samitin e Biznesit SHB...
-
Maqedonci: Serbia po vazhdon me qasje agresore ndaj Kosovës
Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, duke folur në panelin “Mision...
-
Kurti: Dragashi dhe Graçanica janë përzgjedhur për të përfituar nga procesi i zvogëlimit të barrës administrative
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se Dragashi dhe Graçani...
-
LDK: Keqardhje për këtë Qeveri që ka degraduar marrëdhëniet me ndërkombëtarët
Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e saj t...