Cila komunë ka më së shumti hajna?
Autori: Besarta Qadraku 17:03 | 30 October 2020
Mijëra aksione ndërmorën hajnat në mënyrë individuale ose të organizuar nga janari i këtij viti në Kosovë.
Saktësisht 2789 herë gjatë periudhës Janar-Shtator ata vodhën dikë.
Cak i plaçkitjes ishin të gjithë ata që kanë poseduar gjëra me vlerë dhe atë në çdo komunë të vendit.
E numër më të madh të hajnave po del të ketë në rajonin e Prishtinës, ku edhe ndodhën hajnitë më të mëdha, shkruan Gazeta Infokus.
Sipas Policisë në kryeqendrën e Kosovës, në Prishtinë hajnat kanë provuar 1190 mundësi për të marrë diçka nga dikush.
Me vjedhje nga hajnat 443 herë janë përballur edhe qytetarët e komunës së Ferizajt, Shtimes Kaçanikut, Shtërpcës e Hanit të Elezit.
Ndërsa në Drejtorinë Rajonale të Gjilanit janë evidentuar 276 raste ku është kryer vjedhje.
Pas rajonit të Gjilanit me numër më të madh të rasteve të përballjes me hajna është Peja.
Në këtë rajon hajnat vodhën 266 herë.
Mitrovica e Jugut përfundoi me 250 vjedhje nga hajnat, ndërsa në Drejtorinë Rajonale të Prizrenit numri i rasteve që janë cilësuara ‘vjedhje’ është shkuar në 221.
Në komunën e Gjakovës kanë ndodhur 190 sulme të vjedhjes nga hajnat ndërsa Mitrovica e Jugut me 35 raste shënon numrin më të ulët të rasteve që ka pësuar vjedhje.
Sipas Policisë krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar numri i rasteve ‘ Vjedhje’ ka shënuar rënie.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është ulur për 17.53 për qind numri i vjedhjeve krahasur me kohën e njëjtë të vitit 2019./Gazeta Infokus/
Të tjera
-
Hamasi po shqyrton propozimin Izraelit për armëpushim në Gazë
Përfaqësues të grupit të militantëve të Hamasit thanë se kishte marrë të shtu...
-
Presidentja uron Sierra Leonen për pavarësi
Presidentja Vjosa Osmani ka uruar në X homologun e saj të Sierra Leones për D...
-
Australia do e ndihmojë Ukrainën me mbi 61 milionë euro
Australia ka njoftuar një paketë ndihme ushtarake për Ukrainën me vlerë mbi 6...
-
Gjashtë gjëra që duhet të dini për pagat në Zvicër
Nëse jetoni dhe punoni tashmë në Zvicër, (ose jeni gati të zhvendoseni këtu),...
-
“Pjesëmarrja në regjistrimin e popullsisë shumë e lartë”, koordinatorja e OKB-së e kënaqur me procesin
Koordinatorja e OKB-së për Zhvillim, Arnhild Spence, ka thënë se procesi i re...
-
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet
Togerja në Policinë e Kosovës, Antigona Çitaku – Dibrani, ka fituar çmimin nd...
-
Skepticizëm nëse Kurti do t’i sigurojë votat për Kodin Civil
Deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje nuk kanë ndryshuar qëndrim për Kodin Civil,...
-
Mehaj vlerëson se institucionet kanë bërë “punë modeste” për argumentimin e gjenocidit serb
Ish-Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka folur për punën e institucioneve t...
-
Familjarët e të zhdukurve përgatiten ta padisin Serbinë në Strasburg
Familjarët të cilëve u janë zhdukur më të dashurit e tyre, po përgatiten ta p...
-
Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, “Serbia e Madhe” nuk do të ndodhë
Ish-presidenti i Kroacisë, Stjepan Mesiq, ka evokuar kujtime nga koha kur ai ...
-
Objekti i vjetër i QKMF-së në Fushë Kosovë “vërshohet” nga qentë endacak, komuna thotë se do ta zgjidhë problemin në vitin 2025
Qentë endacak prej kohësh kanë gjetur një strehë të sigurtë në Fushë Kosovë. ...
-
OVL-UÇK në Gjakovë i reagon asamblistes së VV-së Mimoza Shala: Largoni duart nga dëshmorët
OVL-UÇK në Gjakovë ka reaguar ndaj deklaratës së asamblistes së VV-së, Mimoza...