Frika dhe zhvillimi i mendimit kritik
Autori: Egzon Baruti 17:39 | 29 September 2020
Ishte ora e parë e vitit shkollor. Mbas njoftimit me nxënësit arsimtari i matematikës i drejtoi një pyetje atyre. Zakonisht kur përmendet matematika na kaplon frika, por kësaj radhe pyetja është shumë e lehtë. Arsimtari në tabelë shënon 30÷10+5=?. Nxënësit e klasës së gjashtë janë të habitur sepse për ata kjo nuk është aspak problem për tu zgjidhur. Disa nga nxënësit përgjigjen e kanë gati pa pas nevojë me llogarit në fletore. Arsimtari pret dhe më pas shënon rezultatin e detyrës barabartë me 2. Nxënësit habiten, sepse rezultati i saktë ishte 8. Arsimtari vazhdon dhe thotë shënoni këtë zgjidhje në fletoret tuaja. Nxënësit shikojnë njëri-tjetrin të befasuar, por disa nga ata dorëzohen dhe fillojn që ta shënoj në zgjidhjen që arsimtari e kishte shënuar në tabelë.
Njëri nga nxënësit reagon dhe thotë që arsimtari ka gabuar. Arsimtari i kthehet klasës dhe i pyet të tjerët se kush e kishte të drejtë arsimtari që kishte studiuar matematikën apo shoku i tyre që ishte vetëm një nxënës dhe ishte në klasën e gjashtë? Edhe ata që ishin të mendimit se shoku i tyre kishte të drejtë më nuk mendonin njëjtë sepse në anën tjetër ishte arsimtari. Nxënësit kishin humbur shpresën që do ta fitonin këtë betejë, por njëra nga nxënëset e befason arsimtarin dhe thotë që ai ishte gabim sepse mësuesja e tyre në klasën e pestë kishte treguar se rregulla ishte që pjesëtimi të kryhet i pari. Kësaj radhe përgjigja e arsimtarit është “A ti po më kallxon se çka është e drejtë çka gabim?” Beteja kishte përfunduar për të gjithë, arsimtari kishte fituar.
Arsimtari pret që nxënësit ta shënojnë zgjidhjen në fletore dhe pastaj e fshin rezultatin 30÷10+5=2 në tabelë dhe shënon 30÷10+5=8. Nxënësit janë të habitur me veprimin e arsimtarit. Si ishte e mundur që pas gjithë asaj beteje arsimtari të ndryshoj mendjen? Arsimtari i kthehet nxënësve dhe thotë: “Arsyeja që e pranuat rezultatin e gabuar ishte frika nga mungesa e arsyetimit. Unë kërkova sqarim se pse ishte e drejtë zgjidhja juaj, por ju u mjaftuat vetëm me sqarimin se kjo ishte rregulla. Edhe pse rregulla thotë që pjesëtimi duhet të kryhet para mbledhjes, ju duhet të pyesni pse dhe të kërkoni më shumë sqarime.”
Shpesh fëmijët qortohen nga prindërit me “A t’kam than unë mos….?!”, ”Kur them unë qështu edhe qështu është!”. Më pas kjo vazhdon ndoshta edhe në shkolla me “Kush je ti me kundërshtu arsimtarin?!”, ”Mos më trego mua se çka duhet të bëjë!”, etj. etj.. Pra fëmijët rriten në një shoqëri ku ata nuk kanë të drejtë të pyesin ose të kërkojnë arsyen. Pyetjet e tyre shumicën e rasteve mbesin pa përgjigje të arsyeshme dhe shuhen nga frika apo kërcënimet. Shumicën e rasteve mendimi kritik shkatërrohet ende pa u zhvilluar.
Mendimi kritik tek fëmijët nis të zhvillohet që nga mosha e hershme. Kurioziteti për të zbuluar botën dhe objektet rreth tyre është një ndër bazat fillestare të mendimit kritik tek fëmijët. Për të zhvilluar mendimin kritik ata kanë nevojë për informacione të reja, përpunimin e tyre dhe në fund të arrijnë tek gjykimi. Përpunimi i informacionit të ri bazohet te pyetja “Pse?”. Pra nëse fëmijët na pyesin “Pse…?” nuk duhet të kuptojmë këtë si një mos respekt apo kryengritje, thjeshtë ata kanë nevojë për këtë pyetje. Si prind, si mësues, si shoqëri ne vetë duhet të nxisim që fëmijët të pyesin.[i] Mos të harrojmë se mendimi kritik është njëra nga bazat kryesore të një shoqërie të shëndosh. Për një të ardhme dhe shoqëri të shëndosh lëreni fëmijët të pyesin dhe kënaquni me pyetjet e tyre edhe nëse ne nuk mund të përgjigjemi.
Të tjera
-
Ngjarjet e datës 5 maj
Kuvendi Komunal i Deçanit mban seancë solemne në përkujtim të heronjve, dëshm...
-
Kurti në konferencën e partive socialiste ku ishte edhe kancelari Scholz: Autokratët kanosin sigurinë e kontinentit tonë
Kryeministri i Republikës, Albin Kurti ka marrë pjesë në konferencën e Partis...
-
IKShPK-ja me aktivitete përgjatë Javës së Imunizimit
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës shënoi Javën e Imunizimi...
-
Hoxhaj: Kosova plotëson gjithë kriteret për KiE, por ka përpjekje për kushtëzim
Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës dhe njëherazi nënkryetari i Kuvendit, Enver ...
-
Tre monumente të Gjergj Kastriot Skënderbeut i shtohen komunave arbëreshe në Kalabri
Tre monumente të Gjergj Kastriot Skënderbeut, iu shtuan sot komunave arbëresh...
-
Abdixhiku në Gjilan: Me qytetarët po flasim hapur e po marrim mbështetje për programin tonë kombëtar
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka qëndruan për vizitë në Gjilan, ku bash...
-
“Të gjitha i gjetëm në magjistrale, por vetëm peshkun jo”, PDK: Qeveria Kurti po tenton ta përmbysë Ferizajn
Rinia e Partisë Demokratike të Kosovës, sot përmes një aksioni ka shfaqur pak...
-
Ikja e mjekëve sfidë për institucionet
Largimi i mjekëve nga Kosovë për të kërkuar punë dhe kushte më të mira në ven...
-
Vetaksident në magjistralen Duhël-Suharekë, lëndohen dy persona
Një vetaksident ka ndodhur mesditën e së shtunës në magjistralen Duhël-Suhare...
-
Konjufca: BE po pret me padurim të punojë me qeverinë serbe, e nuk janë të gatshëm t’i heqin masat Kosovës
Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka shprehur zhgënjimin e tij ndaj deklaratave...
-
“Bajraktarët” e Shqipërisë nisin kontrollet nga ajri
Në ditët që vijnë do të nisin kontrollet e para nga ajri, përmes fluturimeve ...
-
Knaus: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me krijimin e Asociacionit pamundëson realizimin e të dyjave
Ditët e fundit, Presidenti i Francës Emmanuel Macron dhe Kancelari gjerman Ol...