Këto janë dy temat e vështira mes Kosovës dhe Serbisë, sipas Josep Borell
Autori: Gazeta inFokus 12:41 | 07 September 2020
Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell tashmë është duke zhvilluar takime me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Takimet bilaterale do të pasohen me një takim të përbashkët.
Borrell, në një deklaratë që është shpërndarë nga zyra e tij, ka paralajmëruar se sot në dialog do të hapen dy çështje që ai i ka quajtur “të ndjeshme” por “shumë të rëndësishme, më saktësisht çështjet e kërkesave pronësore e financiare si dhe aranzhimet për komunitetet joshumicë në Kosovë”.“Bisedimet nuk janë gjithmonë të lehta. Prandaj unë jam i lumtur të shoh përkushtim dhe respekt nga të dyja palët. Mirëpres faktin se ata e konfirmuan këtë së bashku në deklaratën e përbashkët ku u shprehen se e kanë si prioritet të lartë integrimin në BE dhe vazhdimin e punës në dialogun e lehtësuar nga BE-ja”, tha Borrell.
Borrell po ashtu tha se “është e natyrshme që qëndrimet të jenë të ndryshme, por se ata kanë ardhur këtu për të gjetur gjërat e përbashkëta dhe të punojnë drejt normalizimit gjithëpërfshirës të raporteve të tyre, duke u përballur më të gjitha çështjet e hapura”.Borrell tha se në këtë takim do të bisedohen për aranzhimet për komunitetet joshumicë dhe zgjidhjen e kërkesave të ndërsjella financiare dhe pronësore.“Të dyja këto tema janë shumë të ndjeshme dhe shumë të rëndësishme për raportet e ardhshme mes Kosovës dhe Serbisë dhe për jetën e përditshme të njerëzve”, ka thënë Borrell.
Hoti dhe Vuçiq zotohen se do t’i dyfishojnë përpjekjet në dialogKryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, janë zotuan se do t’i japin prioritet më të lartë integrimit në Bashkimin Evropian dhe vazhdimit të punës në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve, të ndërmjetësuar nga BE-ja.Ata e bënë këtë zotim te përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell, thuhet në një komunikatë të lëshuar nga BE-ja.“Ata gjithashtu u zotuan se do t’i dyfishojnë përpjekjet e tyre për të siguruar rreshtimin e mëtejshëm krah BE-së, në përputhje me detyrimet e tyre përkatëse”, thuhet në deklaratë.
Hoti dhe Vuçiq po zhvillojnë sot një raund të ri bisedimesh në Bruksel, të ndërmjetësuar nga Borrell dhe i dërguari i BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak.Javën e kaluar, në Shtëpinë e Bardhë, Hoti dhe Vuçiq kanë nënshkruar një marrëveshje për normalizimin ekonomik, në prani të presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.“Në këtë aspekt, dokumentet për të cilat është rënë dakord së voni në Uashington, duke u mbështetur në angazhimet e mëparshme të palëve lidhur me dialogun, mund të japin një kontribut të dobishëm për arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse, ligjërisht të detyrueshme, për normalizimin e marrëdhënieve”, thuhet në deklaratën e lëshuar të hënën nga BE-ja.Në Bruksel, në takimin e sotëm trepalësh, siç kanë paralajmëruar edhe burimet e BE-së, edhe vetë palët në dialog, pritet të arrihet pajtim për tri temat për të cilat kanë biseduar në takimet e mëhershme ekspertët.
Ato janë: çështja e të pagjeturve, çështja e të zhvendosurve dhe bashkëpunimi ekonomik.Burimet e BE-së kanë paralajmëruar më parë se në këtë takim mes kryeministrit të Kosovës, Hoti, dhe presidentit të Serbisë, Vuçiq, do të diskutohen edhe temat e kërkesave financiare e pronësore mes palëve, si dhe çështjet e lidhura me komunitetet joshumicë në Kosovë.Hoti, edhe para këtij takimi në Bruksel, ka thënë se të vetmen marrëveshje të suksesshme e sheh atë që rezulton me njohjen e ndërsjellë midis Kosovës dhe Serbisë.Për këto tema është diskutuar në Bruksel edhe të shtunën e të dielën, në nivel të ekspertëve.Pas këtyre takimeve, koordinatori i Kosovës për dialogun, Skënder Hyseni, ka konfirmuar se ka pasur përafrim të qëndrimeve dhe se mund të ndodhë që të arrihet pajtim.Por, Hyseni ka thënë se secila temë mund të jetë vëtëm pjesë e një marrëveshjeje të vetme finale, e jo marrëveshjeje individuale.Takimi i 7 shtatorit në Bruksel vjen pasi më 4 shtator, Kosova dhe Serbia, në Shtëpinë e Bardhë arritën marrëveshje për normalizimin ekonomik. Marrëveshja, u nënshkrua në prani të presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.Ndërmjetësues të marrëveshjes për normalizim ekonomik ishin këshilltari për Siguri kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Robert O’Brien dhe i dërguari i presidentit Trump për dialgoun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.Me këtë marrëveshje, Kosova është pajtuar që brenda një viti të mos kërkojë anëtarësim në organizata ndërkombëtare, kurse Serbia në anën tjetër, është pajtuar që brenda një viti të ndalë fushatën për çnjohjen e pavarësisë së Kosovës.
Në bazë të marrëveshjes së 4 shtatorit, Kosova do t’i bashkohet “zonës së mini-Schengenit”, që është krijuar më 2019 dhe ku tashmë marrin pjesë, Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.Në marrëveshje gjithashtu përmendet edhe Liqeni i Ujmanit, ku thuhet se palët do të punojnë me Departamentin amerikan të Energjisë për një studim fizibiliteti, me qëllim të përdorimit të përbashkët të këtij liqeni, si furnizues i sigurt i ujit dhe energjisë.Në një konferencë për media të premten, më 4 shtator, pas nënshkrimit të marrëveshjes në Shtëpinë e Bardhë, Richard Grenell ka deklaruar se pika 10 e marrëveshjes, e cila ka pasur të bëjë me njohje të ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë, “është në agjendë të hënën në Evropë”.“Kështu, të hënën, ajo çështje do të trajtohet në detaje në Bruksel. Dhe kështu u ndjeva i sigurt se ne mund të lejonim këtë – dhe të punojmë me evropianët për këtë çështje. Dhe prandaj është hequr”, ka thënë Grenell.Para takimit të sotëm në Bruksel, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, janë takuar me përfaqësuesin e posaçëm të BE-së për dialog, Mirosllav Lajçak, dhe të dërguarin e posaçëm amerikan për çështje të Ballkanit, Matthew Palmer.Këto takime, në të cilat kanë marrë pjesë dy diplomatë të lartë nga BE-ja dhe nga Departamenti amerikan i Shtetit, konsiderohen si dëshmi për një angazhim më të madh të SHBA-së në dialogun e Brukselit, por edhe si mbështetje për rolin udhëheqës të BE-së, si lehtësuese e dialogut në aspektin politik dhe në kërkim të marrëveshjes gjithpërfshirëse për normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi.
Të tjera
-
Shpalosja e programit për arsim në Vushtrri, Abdixhiku premton rritje të pagave për mësimdhënësit
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka shpalosur detaje nga tubimi që mbajti ...
-
Promovohet pulla postare kundër dhu*nës gjinore `Sot dhe Çdo Ditë Tjetër`
Posta e Kosovës, përmes Filatelisë së saj, ka lëshuar sonte në qarkullim post...
-
Osmani: Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhụna, asnjëra nga ne nuk është vërtetë e lirë
Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, presidentja e Koso...
-
Izraeli tërheq kundërshtimin për Kosovën në Konventën Apostile të Hagës – vendi aty kishte aderuar më 2016
Ministria e Punëve të Jashtme e Mbretërisë së Holandës ka njoftuar se shteti ...
-
“30 milionë euro naftë o vëlla”, Haziri, qeverisë: Mos i prekni asetet e shtetit
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se miqtë ndërkombëtarë të Kosovë...
-
AAK: Shkollat në Fushë Kosovë po furnizohen me thëngjill, po shkelet ligji
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, dega në Fushë Kosovë ka thënë se Komuna e F...
-
Haziri: Kurti ka qenë dhe mbetet ushqyesi i ndarjes dhe frikës politike
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka thënë se kryeministri Albin Kurti është...
-
Eman Rrahmani: Doracaku ka qenë kancer i familjes, kjo është agjendë ideologjike e pushtetit
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Eman Rrahmani, se doracaku për edukim seksual...
-
Përurohet oda e familjes Gubetini në Vushtrri, prezent Lushtaku, Lladrovci e ish-ushtarak të lartë të UÇK-së
Ish-ushtarakë të lartë të UÇK-së janë bashkuar në përurimin e odës së familje...
-
Siguria e Kosovës temë në takimin Rutte-Erdogan, përmendet kontributi i Turqisë në KFOR
Sekretari i Përgjithëm i NATO’s, Mark Rutte, është takuar sot me Presidentin ...
-
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga prokuroria
Lidhja e mijëra kontratave njëburimore ka ngritur shqetësime për korrupsion. ...
-
Banka Botërore: Shqipëria të investojë 6 miliardë dollarë në 10 vjet përballë ndryshimeve klimatike
Grupi i Bankës Botërore publikoi sot Raportin për Klimën dhe Zhvillimin për g...