Fokus

Revoltohet Policia e Kosovës, paralajmërohen protesta: “Mos të vijnë si Hashim Thaçi në 3 të natës”

Autori: Halil Berisha 12:20 | 02 September 2020

Nga 12 orë punë në ditë, pa sigurim shëndetësor, pa sigurim jetësor e edhe pa shujta.

Në këtë gjendje po vazhdojnë të punojnë zyrtarët e Policisë së Kosovës në kohë pandemie, shkruan gazeta Infokus.

E kjo i ka revoltuar ata tej mase, aq sa shpejtë mund të organizojnë edhe protesta.

-Advertisement-

Këtë për Gazetën Infokus e ka thënë Shaban Tasholli nga Sindikata e Policisë së Kosovës.

“Nuk përjashtohet asgjë në këtë pakënaqësi që po vazhdon, e pakuptimtë nuk përjashtohet asgjë që do të ndodhë”, ka thënë Tasholli për Infokus.

Tasholli ka akuzuar Qeverinë se nuk po kanë asnjë kujdeshje për policët, të cilët pavarësisht kushteve që po punojnë, në rast sëmundjeje, infektimi, apo edhe vdekjeje askush nuk merret me ta.

“Në këtë situatë që është krejt popullata jemi edhe ne, vazhdimësisht kemi kërku këtë, por në këtë situatë kur polici po sëmuhet ai po mbetet në mëshirën e atyre mjekëve dhe familjes, institucioni si institucion ia ka mbyll dyert çdo polici as në derë nuk i troket askush atij polici, do të thotë në aq gjendje të rëndë është polici sot është mjerim, është mjerim, sëmundet është para vdekjes me oksigjenoterapi, 10 ditë, 12 ditë, njëri i gjallë derën nuk ia qelë, përveç familjes së tij dhe ata mjek që janë aty, e ato shpenzime që i bën ku e dimë ne sa shpenzimet i bëhen a do t’i paguhen a nuk do t’i paguhen nga drejtoria, po them që ka qenë gjithëherë e domosdoshme por në këtë situatë ku jemi sot është interesant polici të punoj 12 orë e brenda 12 orëve të hajë një burek polici e mos të ketë sigurim shëndetësor e as aksidental me 390 euro rrogë, nuk e di ku jemi duke shku, nuk po e kuptoj që nesër ose pasnesër mund të na ndodhë një revoltë e cila me të vërtetë do të ishte e pakëndshme për çdokënd”, ka thënë Tasholli.

Ndërsa, derisa ka paralajmëruar protestat e revoltën, Tasholli ka thënë që atëherë mos të vijnë politikanët sikur Hashim Thaçi kur ishte Kryeministër, në tre të natës për të ndalë protestat.

“Mos të vjen momenti sikur me ish-Kryeministrin Hashim Thaçi në tre të natës me na ardhë në protesta”, ka thënë Tasholli./Gazeta Infokus/

Lexo edhe

Heronjtë e pandemisë harrohen nga shteti, punojnë pa sigurim shëndetësor e jetësor

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion
-Advertisement-

Të tjera