Breshri shkakton dëme në kultura bujqësore, kërkohet fond i veçantë për fermerët
Autori: Gazeta inFokus 19:42 | 05 August 2020
Reshjet e fundit të shiut dhe breshrit në vendin tonë kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në sektorin e bujqësisë. Ndërkohë që ende nuk ka shifra zyrtare për dëmet e shkaktuara, sindikalistët e bujqve thonë se një formë tjetër e kompensimit është edhe sigurimi i kulturave bujqësore.
Profesori universitar Imer Rusinovci thotë se Qeveria e Kosovës duhet të ketë një sektor të caktuar për bujqësinë. Ai ka thënë për KosovaPress se ekzekutivi vendor duhet të ndajë një fond të veçantë për fermerët kosovarë, të cilët kanë pësuar dëme nga fatkeqësitë natyrore.
“Atë që dua ta potencoj dhe preferoj ose ta sugjeroj Qeverinë, përkatësisht dikasterin përkatës, mendoj se Kosova krahas shumë mangësive që ka në sektorë të caktuar, konkretisht në bujqësi, duhet të ndajë një fond të veçante për fatkeqësitë elementare pasi i mungon edhe çështja e sigurimeve të prodhimeve bujqësore”, tha Rusinovci.
Rusinovci thotë se subvencionet dhe pagesat të cilat janë ndarë deri më tash për kulturën bujqësore nuk kanë dhënë rezultate.
“Problemet janë nga më të ndryshmet dhe dikasteri përkatës duhet ta mendojë seriozisht këtë çështje, posaçërisht te masat simulantëve, ndoshta duhet t’i ndërpresë ato. Është fjala për subvencione, pagesa direkët të cilat për një periudhe të caktuar kohore nuk kanë dhënë ndonjë rezultat. Pra, nuk ka një indikator matës që thotë që është zvogëluar për nga shkalla e importit. Në njëfarë forme ose janë keqpërdore në baza partiake, regjionale etj. Mendoj se njëherë e përgjithmonë duhet të mendohet se fondet, të cilat dedikohen për bujqësi, duhet të mbikëqyren, përkatësisht të monitorohen në terren dhe të përdorën për këto destinacione, dhe pse jo edhe për fatkeqësi elementare me çfarë po përballemi”, tha ai.
Ndërsa, kryetari i Federatës Sindikale të Bujqve të Kosovës Tahir Tahiri thotë se përveç kushteve klimatike, ndikim në kulturat bujqësore ka pasur edhe pandemia.
Ai ka thënë se Sindikata e Buqëve e Kosovës ka kontaktuar me Ministrinë e Bujqësisë dhe nga kjo e fundit është kërkuar që të kompensohen bujqit të cilët kanë pësuar prej pandemisë, por deri më tash nuk ka pasur hapa konkretë në këtë drejtim.
“Ne, si sindikatë, kemi kontaktuar me Ministrinë e Bujqësisë dhe kemi kërkuar që të kompensohen bujqit, të cilët kanë pësuar për shkak të pandemisë. Kemi kërkuar që të formohet një komision dhe të dilet në terren ose të formohet nëpër çdo komunë dhe të vizitohen fermerët, ose edhe të shpallet një thirrje për aplikim për ata të cilët kanë pësuar dëme për shkak të pandemisë. Nuk ka hapa konkretë as prej komunave dhe as prej Ministrisë së Bujqësisë dhe kjo çështje ka mbetur në mëshirën e atyre që duhet t’i kompensojnë bujqit”, tha ai.
Tahiri deklaroi se formë tjetër për kompensimin e bujqve është edhe sigurimi i kulturave bujqësore, teksa ekziston edhe një marrëveshje me bankat, por aty nuk parashihet mbulimi i dëmeve nga breshëri.
“Formë tjetër për t’i kompensuar bujqit është sigurimi. Ekziston njëfarë marrëveshje me Qeverinë dhe disa banka. Nuk kam informacion, që bujku ka të drejtë të sigurojë kulturën bujqësore. Mirëpo, kam disa të dhëna që nuk sigurohen të gjitha kulturat dhe nuk sigurohen prej breshëritë, zjarrit dhe vërshimeve”, tha ai.
Ndërkohë që presidenti Hashim Thaçi në një postim në rrjete sociale ka thanë se është e dhimbshme të shihet se si është dëmtuar djersa e bujqve tanë, dhe se Kosova duhet të bëjë më shumë për ta.
“Shumë e dhimbshme të shohësh sa është dëmtuar puna e bujqve tanë, djersa dhe mundi i tyre, dje dhe sot, pas breshrit dhe rrebesheve të shiut në vendin tonë. Nuk është aspak e lehtë të merresh me bujqësi, veçanërisht pasi rreziku nga fatkeqësitë natyrore i kanoset gjithnjë sektorit. Një dëm sezonal, bujqve tanë shpeshherë ua bën të pamundur mbijetesën e bizneseve apo edhe punimin e tokës së tyre në sezonin e ardhshëm, andaj Kosova duhet të bëjë më shumë për bujqit dhe bujqësinë. Duhet të bëjë më shumë për njerëzit tanë të vyeshëm dhe për këtë sektor jetik për ekonominë tonë”, ka thënë presidenti Thaçi.
Të tjera
-
Wall Street Journal: Agjencitë amerikane të zbulimit thonë se ndoshta Putini s’e ka urdhëruar vrḁsjen e Navalnyt
Sipas një artikulli të gazetës ‘Wall Street Journal’ të publikuar të shtunën,...
-
Ahmeti: Nuk vendos Mickoski a shkon BDI-ja në opozitë
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka thënë se n...
-
Rrëfimi për mḁsakrën e Rezallës: “M’u qetësua shpirti kur e gjetëm trupin e babait”
Shumë net pa gjumë, vuajtje e mërzi e shoqëruan Shaban Deliun, derisa u ident...
-
Paralajmërimi i ministrit gjerman: Qëllimi i Putinit nuk është Ukraina por Evropa
Gjermania do të vazhdojë mbështetjen e saj për Ukrainën dhe do të kundërshtoj...
-
Rrëfimi i Menduh Thaçit: Gjeneralit të NATO-s dhe ambasadorit amerikan u kërkova ndihmë me lot
Kreu i PDSH-së, Menduh Thaçi, në një intervistë për LIBERO ka rrëfyer për vit...
-
Biden dhe gazetarët do të mblidhen në Shtëpinë e Bardhë për “darkën që dominohet nga humori”
Çdo vit në muajin prill, presidenti në detyrë dhe gazetarët mblidhen në Shtëp...
-
Kryeministri Kurti nga Meja: Lṷfta për lṷftën e Kosovës nuk ka përfunduar më 1999
Në shënim të Ditës së Personave të Zhdukur me Dhunë, në Mejë u mbajt tubim pë...
-
Maqedonci nga Budapesti: Theksova qëllimin tonë si shtet për të iu bashkuar NATO-s
Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci ka marrë pjesë në konferencën ...
-
Deputeti finlandez Kiljunen: Kosova u dakordua për Asociacionin si element për anëtarësimin në KiE
Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme i Parlamentit të Finlandës, Kimmo K...
-
Policia arrẹston në Bërnjak një të dyshuar për krimẹ luftẹ në Gjakovë
Policia e Kosovës ka arrestuar të shtunën një person nën dyshimet për krime l...
-
25 vjetori i mἀsakrës së Mejës, Presidentja Osmani e quan “Srebrenicë të Kosovës”
Në 25 vjetorin e masakrës së Mejës, Presidentja Vjosja Osmani e kryeministri ...
-
Azemi: Ferizaj po kundërmon nga mbeturinat, shëndeti po rrẹzikohet nga i papërgjegjshmi Agim Aliu
Kryetari i LDK-së në Ferizaj, Visar Azemi ka thënë se gjendja me mbeturinat n...