Luftë kundër mbipeshës, britanikët nisin fushatën për të dhuruar biçikleta
Autori: Gazeta inFokus 12:54 | 28 July 2020
Mbipesha është kthyer në një problem serioz për qytetarët britanikë. Në kuadrin e një jetese të shëndetshme, qytetarëve do t’u shpërndahen biçikleta falas . Vitin e shkuar, shkencëtarët anglezë publikuan një studim se çiklizmi i rregullt ul rrezikun e sëmundjeve të zemrës me 46% dhe rreziqet e kancerit me 45%.
Lufta ndaj mbipeshës në Britaninë e Madhe ka marrë një kthesë të rëndësishme, ndërsa institucionet e shëndetësisë kanë njoftuar se do të shpërndajnë biçikleta falas për të mbipeshët.
Kryeministri Boris Xhonson rekomandoi që mjekët t’i udhëzojnë pacientët në përdorimin e biçikletave sa më shumë. Më herët, në një dalje publike, ai është shprehur për problematikat që shfaq mbipesha te rritja e sëmundshmërisë dhe pasojat në shëndetin publik.
Ndërkohë, për ata qytetarë që do t’i rikthehen përdorimit të biçikletës së tyre, do të jepet një kupon falas për mirëmbajtje. Institucionet përkatëse kanë çelur një faqe në internet ku mund të aplikohet për të marrë kuponin, dhe pritet të bëhet funksionale pas kësaj të marte.
Sa i përket nismës, kryeministri Johnson tha: “Tani është koha për shtyrë përpara planet tona të mëdha e të guximshme për të rritur jetesën aktive – në mënyrë që të gjithë të ndiejnë përfitimet transformuese të çiklizmit.” Shifrat e publikuara në Angli për përdorimin e dyrrotakëve tregojnë se ka pasur një rritje të çiklizmit pas shpërthimit të pandemisë së koronavirusit.
Krahasuar me javën e parë të Marsit, përdorimi i biçikletave pothuajse u dyfishua gjatë fundjavës së 18/19 korrikut.
Nisma për të dhënë falas një kupton 50 paund për mirëmbajtje, është e mjaftueshme për të mbuluar faturën për një shërbim standard dhe zëvendësimin e një aleti themelor, njoftojnë teknikë të mirëmbajtjes.
Vitin e shkuar, shkencëtarët anglezë publikuan një studim se çiklizmi i rregullt ul rrezikun e sëmundjeve të zemrës me 46% dhe rreziqet e kancerit me 45%.
Edhe vetëm një çiklizëm i pjesshëm, përdorimi ditor për në punë i dyrrotakut, mund të zvogëlojë shanset për sëmundje të zemrës dhe kancer me përkatësisht 36% dhe 32%.
Më herët, në Cardiff, mjekët dhe ekspertët e fushës kanë testuar skemën e shpërndarjes falas të biçikletave dhe rekomandimin e tyre me recetë.
Dr Tom Porter, këshilltar me Bordin e Shëndetit të Universitetit të Cardiffit njofton se “Jo vetëm që çiklizmi mund të zvogëlojë rrezikun e vdekjes nga sëmundjet e zemrës me 52%, por është gjithashtu një mënyrë e shkëlqyeshme për të shmangur përdorimin e makinës, duke kontribuar në shëndetin tuaj dhe për të mbajtur ajrin të pastër “.
Të tjera
-
Dyfishohen rastet e fruthit brenda një viti në mbarë botën
Numri i rasteve të fruthit në të gjithë botën pothuajse u dyfishua nga viti 2...
-
Shtëpia e poetit Ymer Elshani do të kthehet në muze
Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka...
-
Të shtëna me ármë te lokali “Hamari”në Prishtinë, Policia gjen disa gëzhoja në vendngjarje
Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në orët e para të mëngjesit të sotëm te...
-
Ndriçimi smart në kryeqytet, LVV: Tenderi shkon në dëm të buxhetit të komunës
Kordinatori i Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, Arben Brovina, në një konfe...
-
Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet
Tkurret numri i shtimit të popullsisë në Kosovë vit pas viti. Në dekadat e fu...
-
Vetëvendosje në Prishtinë mban konferencë për media, ka disa akuza për Ramën
Arben Brovina, koordinator i nën komiteteve të lëvizjes Vetvendosje, qendra n...
-
Petkoviqi: Anëtarësimi i Kosovës në KiE operacion kundër Serbisë
Operacion kryesisht të drejtuar kundër Serbisë dhe popullit serb, e ka quajtu...
-
Sa ḁrmë pa leje kanë kosovarët?
Armët pa leje në duart e qytetarëve të Kosovës, paraqesin rrezik serioz, thon...
-
Arrestohet një i dyshuar për vra*je në tentativë në Ferizaj
Është arrestuar dje një person për vrasje në tentativë në Ferizaj që ka ndodh...
-
Shitet për një vlerë marramendëse, ora e njeriut më të pasur të Titanikut
Një orë xhepi prej ari, e gjetur në trupi e njeriut më të pasur në bordin e T...
-
Burri në Viti raporton se i është vjedhur kasaforta me para
Një burrë në Viti ka raportuar se persona të panjohur kanë vjedhur një kasafo...
-
U dërgua në gjendje të rëndë shëndetësore në QKUK, vdes shtetasja serbe
Të shtunën në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ka ndërruar jëtë një gr...