Sport

Tahir Batatina: Drita fitoj me meritë, por gjykimi i ndeshjes ishte i njëanshëm

Autori: Gazeta inFokus 20:10 | 05 July 2020

Skuadra e Llapit është mposhtur në shtëpi nga Drita me rezultat 4-0, në duelin e vlefshëm për javën e 28-të në Superligë, shkruan Gazeta inFokus.

Pas ndeshjes trajneri i Llapit, Tahir Batatina tha se mungesa e portierit italian, Nava i ka penalizuar.

Tutje tekniku llapjan deklaroi se Drita ka fituar me meritë, por gjykimi i ndeshjes ka qenë i njëanshëm.

-Advertisement-

“Në këtë përballje nuk ishte Llapi që jemi mësuar ta shohim. Kemi pranuar dy gola shumë herët dhe tejet naiv. Kemi patur mungesat e shumta për këtë ndeshje, por ajo e ‘gardianit’ Nava na ka penalizuar mjaft shumë, pasi që golat e pranuar sot kanë qenë kryesisht nga gabimet e portierit. Nuk dua që të arsyetohem, pasi që Drita e fitoi me meritë ndeshjen, mirëpo gjyqtarët e ndeshjet nuk lejuan që të luanim futboll dhe ishte faktor në rezultatin direkt të ndeshjes. Ishin disa pozita jashtë loje që nuk u akorduan dhe disa faula të lehtë të dhënë për kundërshtarin afër zonë dhe për këtë arsye mendoj që jemi dëmtuar”, deklaroi fillimisht Batatina për “Super Sport Kosova”.

Për fund trajneri i Llapit tha se në secilën ndeshje do të futën për fitore e jo për kalkulime.

“Në ndeshjen ndaj Prishtinës dhe Gjilanit e kemi dëshmuar që Llapi nuk luan për kalkulimet e askujt. Kemi shpenzuar shumë energji në këto dy ndeshje, ndërkohë që u futëm disi të lodhur në takimin ndaj Dritës. Por, ju garantoj që Llapi edhe në ndeshjet në vazhdim do të futet në secilën ndeshje për fitore”, përfundoi Batatina.

Llapi pas kësaj humbje mbetet i 6-ti me 39 pikë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera