Sport

Ferizaj e fiton Kupën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave, Kurti i uron vajzat

Autori: Gazeta inFokus 22:22 | 28 April 2024

Ferizaj është fitues i Kupës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave, pasi mposhti në finale Istogun me rezultat 28:27.

Lidhur me këtë ka reaguar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i cili i ka uruar vajzat për suksesin.

“Ferizaji është kampion i Kupës së Kosovës në Hendboll në konkurrencën e vajzave. Urime! Liga nuk i ndanë dot. Por në finalen e Kupës së Kosovës i ndau vetëm një gol, që në fund më shumë se fitoren i solli hendollisteve të Ferizajt trofeun e Kupës për herë të parë”, ka shkruar ai.

-Advertisement-

“Dy ekipet më të mira, përballë njëra-tjetrës, me lojë të bukur e rezultat final të ngushtë, neve si shikues na dhuruan emocione pa fund, e garës finalen që meritonte”, ka shkruar mes të tjerash kryeministri.

Ndër të tjera ai ka uruar edhe djemtë të Kastriotit.

“Urime edhe djemve të Kastriotit që qytetin e Ferizajt e bënë kampion të dyfishtë në hendboll falë fitores së tyre kundër Besa Fagmas!”, ka shkruar Kurti.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!

Të tjera